Dark Mode Light Mode

Një suedez mbijeton duke qenë dy muaj nën borë

Një suedez mbijeton duke qenë dy muaj nën borë

Një suedez është gjetur i gjallë në një automobil i cili për dy muaj ishte i mbuluar me sasi të madhe të borës. Suedezi për gjithë këtë kohë kishte ngrënë vetëm borë, raportojnë mediat botërore. Sipas gazetës “Vasterboten kurijer”, ai është “ngujuar” nga bora me 19 dhjetor dhe i ka mbijetuar  temperaturat nën 0 gradë celsius falë thesit për fjetje në borë.

Advertisement

Shpëtimtarët e kanë gjetur suedezin në një rrugë sporadike fshati jo shumë larg nga qyteti Ume, pasi që kishte alarmuar një banor i një fshati të afërt, i cili kalonte atypari me sajë me motor.

Gjatë dy muajve në këtë rajon të Suedisë temperaturat kanë arritur edhe nën minus 30 gradë, por nën borë në automobil ishte mjaft ngrohtë.

Suedezi është dërguar në spitalin e Umes, ndërsa mjekët kanë thënë se gjendja e tij shëndetësore është e kënaqshme, transmeton DPA. (Koha.Net)

View Comments (1) View Comments (1)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

ten − four =

Previous Post

SHQIPTARI nga Rahovica e Preshevës lahet në pendë në minus 15 grad celzius

Next Post

SHQIPTARI nga Rahovica e Preshevës lahet në pendë në minus 15 grad celzius ?!

Advertisement