Një parti e re politike me karakter dhe përbërje qytetare pritet së shpejti të promovohet në Maqedoni

Lidhja Qytetare për Demokraci është emri i subjektit të ri, rreth të cilit pritet të tubohen ish-funksionarë të lartë socialdemokratë, por edhe pjesëtarë të komuniteteve të tjera ndër të cilët edhe figura politike shqiptare.

Lajmi bëhet i ditur nga iniciatorët e këtij subjekti, të cilët presin që aktivizimin e shpejt të këtij subjekti. Ndër udhëheqësit që flitet se do të drejtojë këtë subjekt politik do të jetë ish-deputeti i LSDM-së, Esad Rahiq, por brenda këtij subjekti do të jetë edhe ish-kryeministri Vllado Buçkovski, një pjesë e krerëve të LSDM, por edhe ish-figura politike të PPD-së.

Partia më e madhe opozitare LSDM ka akuzuar se paralajmërimet për parti të tilla vijnë me mbështetjen e partisë në pushtet VMRO-DPMNE, me qëllim të dëmtimit të opozitës.

SHPËRNDAJE