Bujanoc, 20 shkurt -“Myftiu Sacipi i vetmi shqiptar për festimin e Ditën e Shtetit te Serbisë” (“Muftija Saćipi jedini Albanac na proslavi Dana državnosti Srbije“) eshte ky ttiulli i gazetave serbe qe sjellin nje shkrim rreth Dites se shettit serb dhe (mos) pjesemarrjes së shqiptareve ne këte pervjetor, feste serbe, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.
“Për mua eshte nder dhe një njohje e madhe per komunitetin fetar islam në Bujanoc. Ftesën e kam marrur me kënaqësi dhe isha i lumtur që të jemë në ceremoni qe isha i vetmi shqiptar nga Serbia jugore.” kështu sot ka thenë per Jugmedia të Bujanoc-it muftija nga Lugina Nexhmedin Saqipi i cili eshte paraqitur si “myfti nga Serbia jugore”.
Sipas gazetave serbe “në ket pervjetor ky myfti ishte në të vërtetë – i vetmi shqiptar. Udhëheqësit fetarë e as politikanët e tjere shqiptare nga Lugina kishin refuzuar te merrnin pjese ne ketë ceremoni pervjetori – “festë” serbe.
Madje myftiu nga Bujanoci i përmes ketij “vajzi” per emdiat serbe ju ka dhenë “nasihat” liderëve shqiptarë duke shprehur keqardhje per mos pjesemarrje ne këte “feste madheshtore të shteti serb” Sipas Saqipit “Jo, unë nuk i kuptoj politikanët tanë në jug të Serbisë, qe jam shumë i shqetësuar shume me politikën tane. Në vend që të punojnë per atë për të cilën ata u zgjodhën nga qytetarët të ndikojnë në cilësinë e jetës per të gjithë, ata kërkojnë një lloj bisedime me qeverinë, e cila nuk është puna e tyre..” thotë Myftiu nga Bujanoci që percjellin mediat serbe
Në jug të Serbisë, përndryshe, ka katër “parti” të Bashkësisë Islame, me ndikime nga Beogradi, Sarajea, Teherani dhe Kosova. Kjo e fundit vlerësohet të jetë me ndikim me të fortë, sepse shqiptaret e Lugines ashtu keshtu e konsierojne veten si Kosovë Lindore, perkunder Beogradit qe kete rajon te populluar kryesisht me shqiptare etnik e quajnë si “Serbi Jugore”.