Një raport i fundit tregon që tinejxherët të cilët dërgojnë porosi dhe lundrojnë uebin duke i përdorur smatphone-ët e tyre kanë trefishuar përdorimin e tyre të të dhënave gjatë vitit të kaluar, ku vajzat e reja duan që t’i lënë gishtat e tyre për t’i bërë bisedat, dërgimet dhe të pranojnë gati 4,000 porosi mesatarisht gjatë një muaji.
Analizat e fundit nga Nielsen tregojnë epërsinë e tinejxherëve në atë të cilët ndërmarrja e quan si “të dhënat cunami të celularëve ose rritja e shpejtë e konsumimit të të dhëmnave nga përdoruesit nga Shtetet e Bashkuara të smartphone-ëve me shfaqjen e planeve të panumërta në mes të një shoqërie që është ndoshta edhe e varur nga rrjetet shoqërore. Tinejxherët mbajnë një vend të frikshëm si “dërguesit kryesues të porosive” në këto sondazhe të më shumë se 65,000 abonuesve të celularëve të cilët vullnetarisht morën pjesë në studim dhe treguan faturat e tyre mujore për celularë.

Në çerekun e tretë të vitit të 2011, tinejxherët e moshës 13-17 mesatarisht kanë përdorur 320MB të dhëna gjatë muajit, e cila është një rritje prej 256% nga e njëjta pikë gjatë vitit të kaluar – duke u rritur më shpejt se sa grupmoshat e tjera./pcworldalbanian

SHPËRNDAJE