Rreth 100 të rinj maqedonas kanë protestuar sot para Qeverisë, me thirrjet kundër radikalizmit islamik dhe dënimit të autorëve të vrasjes së pesëfisht në Shkup.

Të rinj me flamuj maqedonas dhe kanë kënduar këngë nacionaliste dhe thirrje raciste antishqiptare dhe kundër Qeverisë ndër të cilat “Vdekje për shqiptarët”, “Stop terrorizmit islamik”, “Qeveria shqiptare”, etj.

Një pjesë e tyre kanë mbajtur të fshehur fytyrat dhe me kapela në kokë, duke urdhëruar që gazetarët të mos afrohen pranë turmës.

Para Qeverisë janë të pranishme forca të mëdha policore, që po ndjekin lëvizjen e turmës së vogël të protestuesve.  (INA)

 

 

07:56 – Në Shkup sot janë paralajmëruar protesta para Qeverisë nga grupe qytetarësh maqedonas, informon agjencia e lajmeve INA.  Protesta e organizuar nga grupi i ashtuquajtur “Protesta para Qeverisë” do të mbahet pasdite para Qeverisë dhe se ajo do të jetë si kundërpërgjigje për protestat e djeshme të shqiptarëve dhe për zbardhjen dhe dënimin e shpejt të autorëve të vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.

Sipas mesazheve të bëra nëpërmjet rrjeteve sociale, ky organizim do të jetë në formën e kundërprotestës kundër shqiptarëve. Në këtë profil virutal të internetit nuk kanë shpëtuar fyerjet e rënda antishqiptare dhe antifetare. Protestuesit maqedonas kanë bërë thirrje për masivitet në këtë protestë. Protesta vjen një ditë pas protestave të shqiptarëve të organizuara në Shkup dhe qytete tjera. (INA)

SHPËRNDAJE