Strasbourg, 24 maj -Një delegacion i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), i përbërë nga katër anëtarë dhe i kryesuar nga Paolo Corsini (Itali, SOC), do të bëjë një vizitë parazgjedhore në Shqipëri në 1-2 qershor për të vlerësuar fushatën zgjedhore dhe politike para zgjedhjeve parlamentare në 25 qershor 2017.

Sipas agjencisë së lajmeve “Presheva jonë”, që i referohet burimeve të KE-së në Strasburg, delegacioni do të takohet në Tiranë me Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, udhëheqësit dhe përfaqësuesit e grupeve kryesore parlamentare dhe partitë politike që nuk janë në parlament.

Takime gjithashtu janë planifikuar me kreun e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe me përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare, trupit diplomatik, OJQ-ve dhe mediave.

Delegacioni do të publikojë një deklaratë në fund të vizitës së tij. Delegacioni i plotë do të udhëtojë për në Shqipëri për të vëzhguar zgjedhjet më 25 qershor. Shefi i delgacionit do të jetë Paolo Corsini (Italy, SOC) ndërsa anëtarë janë Ingebjørg Godskesen (Norway, EC), Eerik, Niiles Kross (Estonia, ALDE), Marco Nicolini (San Marino, UEL).

SHPËRNDAJE