Sipas policisë zvicerane, një 59 vjeçar nga Kosova, ka shtënë me armë mbi gruan e tij, 52 vjeçe. Gruaja nga plagët e marra ka vdekur në vendin e ngjarjes. Sipas një dëshmitar okular, çifti nga Kosova kishin pasur zënka edhe më herët, raporton Blick.
Zhurich, 15 gusht / AIK-Presheva Jonë

Sipas një dëshmitari tjetër, më pas 59 vjeçari nga Kosova ishte parë duke shëtitur me armë në dorë rugëve të Pfäffikonit. 

Më vonë janë dëgjuar të shtëna të tjera.

Dëshmitarët kanë thënë se të shtënat kanë ardhur nga objekti i komunës, rreth 100 metra larg nga vendi ku e kishte qëlluar gruan e tij.

Atje, 59-vjeçari kishtë qëlluar një grua të dytë, drejtoreshën e departamentit për Çështje Sociale në Pfäffikon. Ajo e plagosur rëndë ishte dërguar në spital, ku kishte ndërruar jetë gjatë orëve të pasditës

Vrau gruan ngase deshti divorc

(I plotësuar) – Kurora lule kishin vënë në vendin ku ishte ekzekutuar e ëma e tyre Sadetja në qendër të Pfäffikonit, dy vajzat, Merita 29-vjeçare dhe Sahadetja 26-vjeçare.

Dy vjazat ishin tronditur me ngjarjen tragjike që kishte ndodhur të hënën, kur babai i tyre kishte vrarë të ëmën e tyre dhe shefen e Qendrës Sociale në Pfäffikon.

Sahadetja ishte vajza më e vogël e familjes.

Të bijat e Sahadetës së ndjerë kishin vënë kurora lulesh edhe në vendin, ku babai i tyre kishte vrarë zyrtaren sociale.

„Babai im ishte agresiv”, ka thënë Merita për Blick. „Ai ka ushtruar vazhdimisht dhunë mbi nënën time. Edhe ne fëmijët u rrahën rregullisht dhe shpesh ishim te mjeku për shkak të lëndimeve që na ka shkaktuar babai”, kanë deklaruar dy vajzat.

Pensionisti invalidor ka dëshiruar të bëj një jetë të luksit.

Merita e trishtuar, tashmë nënë e një djali nëntë muajsh, tha se babai i tyre nuk është kujdesur për fëmijët.

” Vetëm paratë ishin të rëndësishëm për të. Pavarësisht se ishte pensionist invalidor, ai donte të bënte një jetë të luksit. Një pjesë të madhe të parave i dërgonte në Kosovë. Vëllai i tij kishte shumë borxhe. Por këto para nuk i kanë mjaftuar nga ndihmat sociale. Për këtë arsye ai e ka dytyruar nënën time të punoj dhe për këtë arsye e ka vrarë drejtoreshën e Qendrës Sociale. Ai ishte i bindur se po merrte pak para nga ndihmat sociale. Ai i ka urryer ato” , ka folur Merita për babën e saj, autor i dy vrasjeve.

Ajo nuk e kupton pse autoritetet nuk kanë ndërhyrë më herët.

„Policia ishte aq shpesh në shtëpinë tonë. Dy muaj më parë babai im kishte sulmuar me gërshëre nënen time. Policia i kishte ndaluar vetëm kontaktin. Pas kësaj babai im iku në Kosovë. Por ai nuk e ka lënë të qetë nënën time. Ai i ka dërguar qindra mesazhe kërcënimi nënës time. Unë kam kërkuar ndihmë në qendrat për përkujdesjen e të rinjve, por ata nuk bërë asgjë me arsyetimin se të gjithë jemi mbi 18 vjeç. Shefja e Qendrës Sociale e ka këshilluar nënën time për të kërkuar banesë”, tha Merita.

Dorasi Sh.S, të hënën më 8 gusht ishte kthyer nga Kosova. Ai kishte ndjekur në çdo hap gruan tij. Shani.S për të fjetur kishte shkuar te të afërmit dhe në një xhami të Päffikonit.

„Miqtë dhe të afërmnit e kanë parë në Pfäffikon dhe kanë e paralajmëruar nënën time ,që të jetë e kujdesshme”, ka thënë e dëshpruar Merita.

Të premtën e kaluar, babai im ka dërguar një mik për të marrë rrobat e tij, në banesë dhe i kishte dërguar fjalë nënës se donte të pajtohej me të. Por ajo ka refuzuar. Në të njëjtën ditë ai kishte një takim në Zyrën e Mirëqenies Sociale”, tregon ngjarjen para vrasjes, Merita..

Armën e kishte sjellë Shaniu nga Kosova, ka bërë të ditur në një deklaratë prokurori i rastit.

„Ai na ka kërcënuar shpesh. Ne kemi jetuar në frikë të vazhdueshme”, tha Merita.

Edhe vajza e vogël Sahadetja, konfirmon se nëna e saj kishte frikë të pabesueshme nga babai i dhunshëm .

„ Ajo kishte paguar të gjitha faturat. Njëherë i kishte ndodhur të mos i paguante, ai e kishte kërcënuar nënën me thikë. Nëna ime na ka ushqyer dhe rritur të gjithëve në familje, por ajo gjithmonë nuk ishte trajtuar mirë nga babai”, rrëfen për jetën e nënës së ndjerë, vajza e vogël Sahadetja.

Ajo kishte gjetur gjithmonë mbështetje në Zyrat e Mirëqenies Sociale.

„Nëna ime kishte vendosur për ta braktisur babain”, thotë Sahadetja.

Për vajzën më të re të familjes ishte e qartë se vendimi i nënës për ndarje, do të kishte një përfundim të përgjakshëm.

Këtë e kishte konfirmuar dje edhe kryeprokurori.

 

„Nëse gruaja e tij kishte rënë dakord të jetonte përsëri me të, ai nuk do ta vriste”, citohet të ketë thënë, prokurori Roland Geissler.

Sipas Sahadetes edhe vëllai i saj i vetëm Shpendi, kishte provuar të parandalonte babain e tij, por kishte qenë e kot. Tani për të është më së vështiri.

Sahadetja në rrëfimin e saj ishte përshkuar nga pikëllimi dhe dëshpërimi.

„Nuk e di si do të jetojë pa nënën time, ajo ishte nënë për të gjithë”, përfundon rrëfimin Sahadetja.

Drejtoresha sociale vritet për para

Shani.S, autor i dy vrasjeve në Pfäffikon, ka pranuar të martën para prokurorit të rastit, se ka qëlluar për vdekje gruan e tij për shkak të kërcënimit për ndarje.

Prokurori ka bërë të ditur se 52-vjeçarja, S.S ishte qëlluar tri herë nga burri i saj.

Ndërsa viktima e dytë, drejtoresha e Qendrës Sociale në Pfäffikon, ishte vrarë dje ngase Sh.S, nuk ishte i kënaqur me mbështetjen financiare që i ofrohej nga kjo qendër, njofton me një deklaratë motivet e vrasjes prokurori i Kantonit të Cyrihut, transmeton 20min..

Nga ana tjetër zyrtarë komunal të Pfäffikon-it kanë thënë për agjencinë e lajmeve SDA, të cilën e transmeton 20min, se deri të hënën nuk kanë qenë të kërcënuar nga vrasësi i i dy grave, Sh.S..

“Ai ishte i njohur si gjaknxehtë dhe klient jo bashkëpunues dhe se bashkëpunimi me të ishte shumë i vështirë”, ka përshkruar Sh.S, Peter Thoma, një zyrtar komunal.

Zyrtarët të Qendrës Sociale konfirmuan se ishin në dijeni për problemet që kishte kjo familje kosovare dhe se e kishin në përcjellje të vazhdueshme.

Sipas policisë, Sh.S ka shtënë mbi gruan e tij me një revole, e cila është konfiskuar në vendin e ngjarjes.

Për origjinën e armës, policia nuk ka dhënë informacione. “Hetimet janë në vazhdim e sipër”, ka thënë, zëdhënësi i policisë, Marcel Streber.

* * * * * *

Ajo duhej të vdiste, sepse mbrojti vajzat e saj“. Kështu e kishte titulluar tekstin Blick, në të cilin jepen detaje në lidhje me tragjedinë e ndodhur në Pfäffikon të Cyrihit, ku kosovari 59-vejaçar kishte vrarë gruan dhe një punonjëse sociale.

Më tutje pohohet se 52- vjeçarja, S.S. kishte vuajtur vite me radhë nga bashkëshorti i saj i dhunshëm.Së fundi, ajo kishte marrë guximin që të ndahet përfundimisht nga ai.

Por që ndodhi një histori tragjike nga një përpjekje për të shpëtuar nga martesa e dështuar.

Në rrugën “Frohnëies“, në afërsi të një kalimi hekurudhor, në një grindje ndërmjet një burri dhe një gruaje. Po grindeshin pensionisti i
nvalidor Sh. S. dhe gruaja e tij S. S., e cila kishte punuar si kuzhiniere dhe pastruese.

Sh.S. papritmas qëllon me një armë mbi gruan e tij, duke e plagosur për vdekje. Në mesditë ai vazhdon nga vendi i krimit edhe qindra metra deri në objektin e Komunës.

 

Para zyrave të Entit për Mirëqenie Sociale të Pfäffikon-it, Sh. S. ka shtënë mbi viktimën e tij të dytë, shefen e kësaj zyre, D.H. 48-vjeçare, nënë e dy fëmijëve. D.H. vdiq më pas në spital. Pastaj, dorasi i kësaj vrasje të dyfishtë arrestohet pa i rezistuar policisë.

 Nipi i viktimës Shqipërim Badalli

Pos këtyre detajeve, Blick ka intervistuar nipin e viktimës, Shqipërim B. Ai ka thënë se halla e tij dhe Sh. S. janë grindur shpesh. Ai ka deklaruar se ajo donte divorc.

Çifti ka gjashtë fëmijë, pesë vajza dhe një djalë. Të gjithë të moshës 19 dhe 31 vjeç. Të gjithë të rritur duke jetuar të pavaruar. Kjo nuk i përshtatej Shaniut.

“Ai ka thënë se vetëm dy vajza i kanë shkuar për qejfi Sh.S., ndërsa të tjerat ka thënë se i kanë sjellë turp familjes”, ka deklaruar Shqipërimi.

Dhe për këtë, sipas dorasit, ka qenë përgjegjëse S.S., deklaron Shqipërim B.. “Sh.S. besonte se ishte njollosur reputacioni i tij dhe ishte turpëruar për tokë. Kohët e fundit ai vetëm është falur. Ai ishte thelluar fetarisht”, tha Shqipërim B..

Ai nuk donte që vajzat e tij të punojnë.

“Sh. S. ishte shpesh i zemëruar, sepse vajzat e tij nuk ishin ashtu siç i kishte menduar“, deklaron për Blick nipi i S.S. së ndjerë. Viktima kosovare kishte punuar në zyrat për mirëqenie sociale në Pfäffikon.

 Drejtoresha e vrarë e Entit të Mirëqenies Sociale, Daniela H.

Për të punuar S.S. ishte inkurajuar nga drejtoresha e Entit të Mirëqenies Sociale, D.H. “Sh.S. ishte edhe në zyrat e mirëqenies sociale për t’i fajësuar për problemet martesore.”

Nga ana tjetër, fqinjët kishin dërgjuar shpesh grindjet në këtë familje, ku ishte njoftuar edhe policia.

Por S.S. kishte vazhduar të qëndrojë me burrin e saj të dhunshëm, deri më 10 korrik. Viktima i kishte treguar një fqinjës së saj për dhunën që kishte përjetuar nga bashkëshorti.

Menjëherë pas kësaj, Sh.S. është kapur nga policia. Sipas policisë kantonale të Cyrihut, atij i ishte ndaluar kontakti me familjen për një kohë të caktuar, por e kishin lënë të lirë

Autori i vrasjeve, Sh. S. ishte zhdukur në Kosovë. Ai e la gruan e tij, por vazhdimisht i kishte dërguar mesazhe kërcënuese se do ta vriste nëse ajo do të ndahet nga ai.

Në ditën tragjike, në orën 09:30, një 52-vjeçare, fqinje e S. S. ishte takuar me të në Migros.”Ajo më tha se po kërkonte banesë”, tha ajo. Më pak se tri orë më vonë ishte e vdekur”.

SHPËRNDAJE