Në pesë universitetet shtetërore në Maqedoni sot ka nisur regjistrimi i studentëve të rinj në vitin e parë akademik 2012/2013. Në pesë universitetet shtetërore në Maqedoni ka 28.988 vende të lira për regjistrimin e studentëve të ardhshëm në vitin e parë të vitit akademik 2012/2013. Në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup ka 12.251 vende të lira, prej të cilëve 6.904 studentë të rregullt në kuotën shtetërore, 3.931 në kuotën për vetëfinancim dhe 1.416 për studentë me korrespodencë. Në Universitetin Shtetëror të Tetovës (USHT) ka 5.170 vende të lira, prej të cilëve 3.445 për studentë të rregullt me kuotën shtetërore, 1.280 për studentë me vetëfinancim dhe 445 studentë me korrespodencë. Në Universitetin “Shën Kliment Ohri” në Manastir ka 4.058 vende të lira, në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip janë 7.209 vende të lira si dhe në Universitetin e Ohrit për shkenca informatike dhe teknologji mbi 300 vende të lira.Ministria e Arsimit dhe Shkencës theksoi se informacione më të detajuara mbi procedurat e regjistrimit mund të sigurohen nëpër universitetet ku aplikojnë studentët.
Afati i dytë i regjistrimeve në Shkup, Manastir, Shtip dhe Ohër është më 3 dhe 4 shtator, në Universitetin e Tetovës më 5 dhe 7 shtator, ndërsa afati i tretë prej 17 deri në 23 shtator.

SHPËRNDAJE