mitrovccvNë foto: Vjazat e serbit Mikca Maskimovic Nikolija (6) dhe Milica (4) te cilat kishin për Nanë nje shqiptare për të cilën sot e kësaj dite nuk dine se ku gjendet ?!…

 

Preshevë, 23 nentor  -Burri  serb Mikic Maksimovic, i martuar para ca vitesh me një shiptare nga Shkodra, papritmas i ka ikur gruja shqiptare.  Nusja shqiptare i ka lënë në dorë tre fëmijë, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

 

Ngjarja ka ndodhur  javën që shkoi në fshatin Strelc të Kamenicës. Shtëpisë se Mikice Maksimovic, një  nga ish-punëtorët e kanalizimit i ka rënë një  hije e zezë, sepse ai tashmë ka mbetur vetëm me dy vajzat e vogla Nikolina (6) dhe Milica (4).

Nëna e tyre, një shqiptare nga fshati Shalë, i rrethit të Shkodrës i  la ato në gjumë, e cila në orët e hershme të mëngjesit iku në Shkodër.

Fshatarët serbë dhe fisi i maksiomoviceve kanë mbetur të cmendur dhe me gojë hapur aq sa nga turpi po aq edhe frika sepse tashmë nuk e kanë një grua e cila do ti bënte punët e shtëpisë sepse ajo punonte sa tre burra, rrëfejnë fshatarët serbë për nusen shqiptare.

Ajo ishte një nga tri nuset nga Shqipëria që me të vërtetë kanë goditur fshatin serb të rrethuar nga shqiptarët. “Askush nuk na ndihmon. Një televizor dhe disa ëmbëlishara na e ka dërguar kryetari i kuvendit të Milorad Arlov në kuadër të ndihmave për fëmijët  serbë të Kosoës” rrëfen babai serb i vajzave që tashmë ka mbetur pa gruan shqiptare, transmeton “Presheva jonë”

Shqiptarja Anna Shpati nq vitin 2003 ishte ndoshta nusja e parë që kishte hyrë me duvak të bardhë në pragun e shtëpisë serbe, por pas 12 vitesh historia ndryshoi dhe ajo i tha lamtumirë një herë e përgjithmonë burrit serb Maksimovicit.

“Për fëmijët, më keq se për mua. Ata e thërrasin  për çdo ditë. Nikolija e cila është e sëmurë pas një operacioni në zemër, ajo  në  çdo tre muaj shkon në kontrolla në Beograd. Ajo duhet të kthehet së paku për hatër të Milicisë së vogël..” rrëfen me lot në sy serbi Mikica (46).

Në shtëpinë e këtij burrit është nëna e tij Velka Maksimovic (69),ajo është duke u kujdesur për ata. Ajo i dërgon çdo ditë fëmijët në çerdhe dhe në shkollë.

SHPËRNDAJE