Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka deklaruar sot se Serbia është e gatshme ta dërgoj ushtrinë e saj në Kosovë, nëse popullata serbe në Kosovë rrezikohet.

I pyetur se a është Serbia e gatshme që ta dërgoj ushtrinë në Kosovë, Nikolliq tha se “nëse serbët vriten, po”.

Presidenti i Serbisë, këto komente i ka bërë pas takimit të Këshillit për siguri kombëtare, të mbajtur në selinë e Shtatmadhorisë së ushtrisë së Serbisë në Beograd, raporton agjencia Beta.

Ai është shprehur se dita e djeshme ka kaluar në teh të konfliktit dhe theksoi se dërgimi i njësiteve speciale të policisë së Kosovës në pjesën veriore të Kosovës, ku është pritur treni nga Beogradi, ishte shenjë se Prishtina dëshironte konflikt.

Nikolliq ka vlerësuar se dërgimi i trenit, ku ishte mbishkrimi “Kosova është serbe”, nuk ishte provokim

SHPËRNDAJE