(AIK-Presheva Jone)

 

Nicole Kidman ka folur për herën e parë kur ajo ka përdorë Botox. Aktorja ka hedhur kritika për të kaluarën e saj për mbipërdorim të trajtimeve kundër rrudhave edhe pse gjithmonë ka mohuar se ka përdorë injeksionet Botox. Kidman së fundi ka thënë se ajo nuk përdor më këto helme kontroverse, pasi ajo nuk është e kënaqur me rezultatet e tyre, shkruan Daily Mail.

“Kam provuar shumë gjëra, por përveç stërvitjeve dhe dietës së mirë, shumica e gjërave nuk ndihmojnë. E kam përdorë Botoxin, por nuk më ka pëlqyer se si është dukur fytyra ime më pas. Tash nuk e përdor më, dhe mund të eci me kokën lart sërish! Jam krejtësisht natyrale. Nuk kam asgjë në fytyrë ose diçka të tillë”, ka thënë Kidman.

SHPËRNDAJE