Në përpjekjen e retë me radhë për të gjetur zgjidhje për cështjen e dinarit, Bashkimi Evropian nis më 4 prill takimin e ri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duke konsideruar se takimet paraprake ishin të dobishme, ka shkruar se pret të gjendet një zgjidhje për çështjen e Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës.

“Në përgjithësi, takimi ka qenë i dobishëm. Të dyja palët patën mundësinë t’i shpjegojnë idetë dhe qëndrimet e tyre. Në fund u konkludua se do të duhej edhe një tjetër takim. Palët do të kthehen në Bruksel këtë javë dhe shpresojmë se do të jemi në gjendje të kapërcejmë hendekun e mbetur”, tha Lajçak.

Në Koosvë ndërkaq, kritikave të opozitës se Qeveria po i disktuon cështjet e brendshme i është përgjigjur Lëvizja Vetëvendosje.

Anëtari Komisionit për Integrime Evropiane nga VV Agon Batusha tha se në Bruksel nuk ka diskutime për rregulloren e BQK-së e as për dinarin.

‘’Rregulloja nuk po diskutohet në Bruksel sepse rregullorja është e rregulluar me kushtetutën e Kosovës dhe është e drjetë e Kosovës. Po diskutohet se si serbët lokal të Kosovës të kenë qasje në pensionet e tyre që po i marrin nga Serbia”, tha Batusha për rtv21

Por opozita ka këmbëngulur se Qeveria po negocion për cështje të brendshme me Serbinë. Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, e ka kritikuar Qeverinë për mungesë të bashkëpunimit me faktorin ndërkombëtar.

‘’PDK-ja ka shprehur shqetësime se si kemi ardhë deri në këtë pozicion që çështja e dinarit të diskutohet me Serbinë. Mungesa e bashkëpunimit me aleatët e ka pruar Kosovën në këtë pikë’’, tha Deliu

Bashkimi Evropian ndërkohë thotë se mungesa e përparimit në dialog dhe në zbatim të marrëveshjeve  do të ketë pasoja për të dyja shtetet në rrugën e tyre integruese. Deputeti i VV-së, Agon Batusha, thotë se Kosova po i zbaton obligimet që dalin nga marrëveshja bazë ku bënë pjesë edhe asociacioni. Por, sipas tij, ngecja e procesit të dialogut nuk duhet ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

‘’Kosova është e gatshme ta kryej detyrën e saj konstruktive. Por Serbia hapur po e prish marrëveshjen duke e dëmtuar dialogun.Kosova do të ec përpara në rrugën euroatlantikë duke u anëtarësuar edhe në Këshillin e Evropës, tha Batusha

Kosova dhe Serbia kanë dhënë propozimet e tyre  se si e shohin zgjidhjen për çështjen e dinarit, por në takimin e fundit në Bruksel midis kryenegociatorëve u tha se palët ishin larg qëndrimeve për të arritur një marrëveshje.

SHPËRNDAJE