Kryetari  i deritanishëm KDNJ-së Belgzim Kamberi le këshillin, kalon të drejtat e njeriut në drejtat kombëtare. I nkuadrohet në politikë, njofton agjencia informative kombëtare “Presheva Jone”

 

Preshevë, 3 tetor

 

Luginë e Preshevës, 3 tetor – Kryetar i gjertanishëm i  Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Luginë të Preshevës, Belgzim Kamberi, në një deklaratë dhënë të mërkurën për “Presheva Jone”, paralajmëron përfshirje e tij dhe të simpatizantëve të vetë, në Politikë.

 

 

Hap frontin opozitar  “Vetëvendosja e Luginës”

Por, ndonëse për shumë kohë, flitej se Kamberi një ditë do të përfshihet në ndonjë parti politike, por asnjëherë nuk ka precizuar se në cilin krah politik do të rreshtohet, apo çfarë grupacioni politikë do të formoj në Luginë të Preshevës, respektivisht në Preshevë.

E tëra çfarë mund të sigurojmë si informacion zyrtar, sipas Kamberit është koha për një opozitë të fortë, dhe se për çfarë varianti të opozitës behët fjalë, sipas liderit të KDNJ-së, mbetet të shihet në ditët në vijim.

Megjithatë, opozita në Preshevë përbëhet prej dy partive politike: PVD-së së Riza Halimit dhe UDSH-së së Rahmi Zylfiut. Ndaj, se cili do të jetë variant i dy mënyrave të mundshme të hyrjes së Kamberit në politikë, pritet të shihet në ditët në vijim, por njëkohësisht, bazuar në burimet shqiptare, analisti politik nga Lugina, mund të formojë subjektin e tretë opozitar në Preshevë.

Do theksuar se Kamberi, përveç posteve që ka, si; magjistër i shkencave politike në Paris të Francës, anëtar në RROSH – rrjetin e organizatave Shqiptare, ish-kryeredaktor tani gazetar i “Courire de Balkan”, njëherësh Kamberi njihet edhe si ideator i protestave të viteve të fundit në Luginë të Preshevës, nga që ishte edhe i akuzuar drejtpërdrejt nga ish-ministri, Milan Markoviq, ku ende e rëndon aktakuza në gjykatën e Vranjës.

Ndaj, ditëve në vijim mbetet të shihet edhe vizioni apo përcaktimi politik i Belgzim Kamberit, por sipas të gjitha të dhënave rreth themelimit të partisë së re në Luginë, Kamberi do të mbetet në frontin opozitar, apo “Vetëvendosja e Luginës”.

 

Metali Krasniqi

SHPËRNDAJE