New York Times nuk do të paguajë një tarifë mujore për të marrë një shenjë verifikimi në Twitter, ka deklaruar një zëdhënës i gazetës disa orë pasi që ata humbën shenjën verifikuese në platformën e rrjeteve sociale.

Sipas një politike të re të Twitter, shenjat e verifikimit tani ofrohen vetëm nëpërmjet një abonimi me pagesë.

Organizatat do të duhet që të paguajnë 1,000 dollarë në muaj për të marrë shenjat me ngjyrë të artë, përderisa personat individual në SHBA, shenjat ngjyrë blu mund t’i marrin për një çmim fillestar prej 7 dollarëve.

“Ne gjithashtu nuk do t’i rimbursojmë gazetarët për Twitter Blue për llogaritë personale, përveç në raste të rralla kur ky status do të ishte thelbësor për qëllime raportimi”, shtoi zëdhënësi, përcjell Telegrafi.

Në anën tjetër, as gazeta Politico nuk do të ofrojë pagesa për shenjat blu të stafit të saj, kjo duke u bazuar në një memorandum të dërguar nga ta për stafin, e që është parë edhe nga Reuters.

Twitter më herët kishte njoftuar se që nga 1 prilli, disa llogari do të humbasin shenjat e tyre verifikuese, teksa kompania e rrjeteve sociale fillon të mbyllë programin e saj të verifikimit të “trashëguar”.

 

Reuters në anën tjetër bën të ditur se Twitter nuk i është përgjigjur një kërkese për koment të bërë nga ana e tyre.

Axios raportoi më parë se Shtëpia e Bardhë nuk do të paguajë që profilet zyrtare të stafit të saj në Twitter të vazhdojnë të verifikohen.

SHPËRNDAJE