Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, tha mbrëmë vonë, pas kthimit nga Uashigntoni, se Izraeli do të lejoj që sanksionet ndaj Iranit eventualisht të funksionojnë dhe se nuk do t’i sulmoj kapacitetet atomike gjatë ditëve apo javëve të ardhshme.

Në intervistën për rrjetin televiziv Kanali 10, Netanjahu tha se Izraeli mund ta përdorë forcën nëse Teherani vazhdon ta injoroj presionin diplomatik të fuqive kryesore për ta ndalur programin e tij bërthamor.

Kryeministri izraelit e ka siguruar presidentin amerikan, Barak Obama, në takimin e tyre në Uashington, në fillim të kësaj jave, se Izraeli nuk ka vendosur t’i sulmoj hapësirat atomike iraniane, por nuk ka dhënë sinjal se tërhiqet nga opsioni i sulmeve ushtarake.

SHPËRNDAJE