maffQytetarët dhe shoqëria civile kanë thirrur protestë edhe për ditën e nesërme për të ngritur zërin e tyre kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit te prire nga  mafia politike ne krye te shtetit kosovar

Në ngjarjen e paralajmëruar në Facebook thuhet se protestat do të vazhdojnë prej të hënës, 8 gusht 2016, me fillim në ora 19:00, me të njejtin format, me marsh që fillon nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te Teatri Kombëtar.

Organizatorët kanë ftuar qytetarët të mos kenë frikë të ngrisin zërin kundër padrejtësive, gënjeshtrave, dhe lakmisë së pushtetarëve, transmeton Klan Kosova.

Në këtë njoftim në Facebook janë ftuar qytetarët anembanë Kosovës të krijojnë grupe të pavarura dhe të organizohen nëpër vendbanimet e tyre paralelisht me ne në Prishtinë.protestt

 

SHPËRNDAJE