Ballina Lajme Nesër mbahet Kuvendi i Rregullt Zgjedhor i FFK-së 

Nesër mbahet Kuvendi i Rregullt Zgjedhor i FFK-së 

0

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se nesër (më 6 prill 2022) në ora 11:00 do të mbahet Kuvendi i Rregullt Zgjedhor. Kuvendi mbahet në selinë e FFK-së.

Për shkak të hapësirës dhe numrit të kufizuar të pjesëmarrësve, kësaj radhe është e pamundur të krijojmë hapësirë për mediat në përcjelljen e kuvendit.

Megjithatë, Kuvendi do të transmetohet drejtpërdrejt në Art Motion si dhe në rrjetet sociale të FFK-së, prandaj e gjithë ecuria e Kuvendit do të mund të ndiqet drejtpërdrejt.

Pas përfundimit të Kuvendit, presidenti Ademi njëherësh kandidati i vetëm në zgjedhjet e 6 prillit, do të jetë në dispozicion të mediave për t’u prononcuar dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve.

SHPËRNDAJE