"Nëse nuk do ishit ju, unë sot nuk do të isha i gjallë" Ja cila ishte përgjigjja e Bill Clinton për Shqiptarin

Ky ishte reagimi i ish Presidentit Amerikan, pasi kamarieri Shqiptar i gjunjëzohet…

Diçka e tillë pasi një refugjat nga Kosova, i ra në gjunjë atij duke iu falënderuar që i shpëtoi jetën.

Bill Clinton i cili është një ndër kontribuesit më të mëdhenj për Pavarësinë e Kosovës, po darkonte në mbrëmjen e së premtës bashkë me zonjën e tij Hillary Clinton në ‘’Sea Fire Grill’’.

Sipas TMZ, teksa çifti Clinton po shijonin salmonin një nga kamarierët i cili doli të jetë refugjat nga Kosova, u afrua tek tryeza e tyre duke iu rënë në gjunjë e duke cituar këto fjalë:

‘’Zotëri, dua të ju falënderoj. Nëse nuk do ishit ju, unë sot nuk do të isha i gjallë’’ është

shprehur kosovari tashmë 32 vjeçar i cili kishte përfunduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1999, si pasojë e luftës në Kosovë.

Kamarieri i rrëfeu Bill dhe Hillary Clinton historinë e tij pikëlluese që atyre iu ngjante në një përrallë.

Ai ishte një emigrant shqiptar që kishte vetëm 16 vjet dhe po luftonte me jetën derisa në Kosovë po zhvillohej luftë.

Refugjati nga Kosova po ashtu rrëfeu ish-presidentit Bill Clinton se si familjarët e tij, babai e të tjerët u torturuan nga forcat serbe.

Duke dëgjuar gjithë rrëfimin, ish-Presidenti Clinton, u emocionua dhe thuhet se qau dhe përqafoi shumë kosovarin i cili në ato momente ishte duke servuar në cilësinë e kamarierit të restorantit.

Raportohet se kamarieri kosovar, duke pasur parasysh ngjarjet aktuale rreth emigracionit, nuk ka pranuar të i publikohet identiteti apo ndonjë fotografi e tij.

SHPËRNDAJE