Një shtetas grek, nëpunës civil dhe anëtar i Partisë neonaziste ‘Chrisi Avgji’ është akuzuar se ka përdhunuar një të mitur shqiptare në një prej zonave të Athinës Verilindore.

Lajmi publikohet ne faqen elektronike e gazetes ‘To Vima’, sipas se ciles behet fjale per nje 45-vjecar, i martuar me tre fëmijë,i cili kishte lidhje dashurie me 15- vjeçaren nga Shqiperia prej disa muajsh. Ai e kishte njohur ate pasi kompania shteterore ku ai punonte, kryente disa punime ne shkollen e zones ku mesonte vajza.

E joshur nga premtimet e tij dhe sidomos nga oferta per pune qe ai i ka bere 15-vjeçarja ka pranuar lidhjen me te, por disa dite me vone ajo ka denoncuar tek organet e Rendit, se 45-vjeçari e kishte cuar ne nje zone te pabanuar dhe e kishte perdhunuar. Madje i ka premtuar asaj edhe para vetem qe te mos rrefeje ngjarjen dhe te vazhdojne lidhjen e e tyre.

Por ndersa nxenesja shqiptare ka ngelur shtatzene pas perdhunimit, ajo ka shkuar te abortoje femijen ,ndersa prinderit i kane kerkuar shpjegime 45-vjeçarit i cili para policise ka pranuar lidhjen e paligjshme me nje te huaj, pavaresisht ideve te tij nacionaliste, por nga ana tjeter ka pohuar se vajza ka kryer cdo gje me deshirene e saj

Me pas bashke me disa prej anetareve te partise se tij, i ka kercenuar prinderit me sulme te grupeve te Chrisi Avgji nese do te insistonin me denoncimin e perdhunimit. Perfundimisht 45-vjeçari eshte arrestuar nga policia greke, por dy dite me pas eshte lene i lire me kusht dhe me garanci prej 30000 eurosh.

Gazeta ne fjale ka komunikuar me prinderit e vajzes te cilet kane pohuar kercenimet e vazhdueshme nga te rinj neonaziste edhe pergjate denoncimeve ne prokurori. Per çeshtjen jane informuar zyrtare te larte te policise greke si dhe organet vendore te kesaj zone te Athines.

‘Chrisi Avgji’ ka ruajtur perqindjet e saj ne zgjedhjet e 17 qershorit dhe eshte tashme forca e peste politike ne vend. Sipas To Vima, nje ne dy police ne Athine ka votuar per kete parti, pavaresisht fenomeneve te dhunshme te anetareve te saj ndaj emigranteve ,por edhe ndaj politikaneve kundershtare, sic ishte rasti i sulmi te dhunshem ndaj dy deputeteve gjate nje emisioni televiziv.

SHPËRNDAJE