Nëntë histori të çmendura për varësinë ndaj rrjeteve sociale Kurflitet për varësi, shpesh e lidhim atë me drogën, duhanin apo bixhozin. Por, ja që në epokën moderne interneti është “vesi i ri”

Personat të cilët kalojnë shumë kohë në internet, së shpejti kualifikohen si të varur pas tij. Çrregullimi i përdorimit të internetit do të përfshihet në çrregullimet mendore.

Ekspertët mendojnë se varësia nga interneti është vetëm produkt sekondar i një gjendjeje më serioze, siç janë njerëzit të cilët vuajnë nga nervozizmi. Kjo varësi e cila deri tani është definuar si çrregullim në kontrollimin e impulseve, dëmton materien e bardhë të trurit dhe nxit reaksione të varësisë, në mënyrë të ngjashme si te narkomanët.Adoleshentët që janë të varur nga interneti kanë dëmtime në materien e bardhë të trurit e cila lidhë pjesët vitale përgjegjëse për emocione, vendimmarrje dhe vetëkontroll. Varësia e tillë për një lloj të caktuar të sjelljes mund të shkaktojë dëmtime të njëjta fizike, si edhe varësi nga drogat. Nëse u ndalohet qasja në kompjuterë, tek të varurit shfaqet dridhje e trupit, mendime obsesive dhe lëvizja e gishtave sikur gjatë shtypjes në tastierë.Më poshtë do të lexoni nëntë histori nëntë histori të çmendura me varësinë ndaj rrjeteve sociale.

1. Gruaja qe u shtrua në spital pasi e teproi duke shkruar në WhatsApp

Një grua ishte aq shumë e fiksuar mbas mesazheve në WhatsApp, sa gjatë pushimeve të Krishtlindjeve ajo përfundoi në spital. Revista mjekësore The Lancet tregoi një raport nga stafi mjekësor për një 34-vjeçare që ishte 27-javëshe shtatzënë dhe kërkoi trajtim për dhimbje të forta në kyçet e duarve. Ditën e Krishtlindjeve ajo shpenzoi plot gjashtë orë duke mbajtur një celular në dorë ndërsa dërgonte vazhdimisht mesazhe.

2. Adoleshenti që u përpoq të vriste veten, sepse nuk pëlqente cilësitë e fotove selfie

Një adoleshent anglez i fiksuar pas fotove selfie, u përpoq të vriste veten pasi nuk pëlqente asnjë foto. Danny Dowman, 19 vjeç, shpenzonte të paktën 10 orë në ditë duke bërë rreth 200 foto selfie me iPhonen e tij. Ai më pas mori një tejdozë pilulash, por falë ndërhyrjes së nënës së tij, ai arriti të mbijetonte. Rasti i Bowman është ekstrem, dhe psikologët po fillojnë ta konsiderojnë varësinë ndaj fotove selfie sëmundje mendore.

3. Adoleshenti kinez që vdiq nga varësia ndaj internetit në një qendër rehabilitimi

Kina po heton vdekjen e një adoleshenti që vdiq në një vend rehabilitimi nga varësia ndaj internetit. Deng Senshan, 15 vjeç, vdiq një ditë pasi prindërit e çuan në një kamp në provincën jugore Guangxi. Ky rast ka shtyrë ekspertët mjekësorë të bëjnë thirrje për ligje që rregullojnë sasinë e kohës së shpenzuar në internet. Ky shqetësim është shumë i përhapur në Kinë dhe kërkesat për rehabilitim janë aq të mëdha sa që kampet e rehabilitimit bëjnë tani reklama në televizion.

4. Balerina adoleshente që vrau veten pasi ja kishin ndaluar të kishte një celular personal

Një balerinë adoleshente e varur ndaj internetit, postoi foto të krahëve të saj të gjakosur në internet para se të kryente vetëvrasjen. 15-vjeçarja Tallulah Wilson ishte e dëshpëruar. Ajo vazhdimisht vizitonte në internet faqe që akuzonin nxitjen e vetëvrasjes përpara se të hidhej në shinat e trenit. Tallulah u fut në botën online pasi u përball me vdekjen e gjyshes dhe divorcit të prindërve. Asaj ia kishin ndaluar të mbante një laptop ose një celular – por ajo përdorte kompjuterin e së ëmës për t’u futur online. Tallulah thoshte se kishte 18 mijë njerëz që e ndiqnin dhe prandaj qëndronte për orë të tëra në internet.

5. Një 14-vjeçare u shtyp nga treni në përpjekje për të gjetur celularin e saj

Në marsin e vitit 2014, një vajzë 14-vjeçare u vra nga treni pasi kërkonte celularin që i kishte humbur në shinat e trenit. Jenna Betii u përplas nga një tren mallrash në Kaliforni. Sipas mamasë së Jennas, Dena Deranale Betti, vajza po qëndronte tek binarët me të dashurin e saj. Ata ishin larguar kur panë trenin që po vinte, por pasi vuri re që i ra celulari, Jenna u kthye sërish por nuk e llogariti distancën mes trenit dhe vetes së saj.

6. Një vajzë kreu vetëvrasje pasi u akuzua se ishte e varur nga Facebook

Në shkurtin e vitit 2014, një 24-vjeçare indiane vari veten në tavan pas një zënke me prindërit që e akuzonin për varësinë ndaj Facebook. Sushma Goswami e kishte zbuluar Facebookun vetëm disa muaj më parë, dhe më pas faqja ishte kthyer në një lloj varësie për të. Ajo shpenzonte orë të tëra përpara Facebookut. Të njëjtën gjë bëri dhe vëllai i saj, dhe ky fakt zemëroi prindërit e tyre sepse ata po neglizhonin punët e përditshme për internetin. Fëmijët kishin secilin nga 1000 shokë në adresën e Facebook. Pas zënkës me prindërit, Goswami mbylli veten në dhomën e saj dhe u gjet e varur mëngjesin tjetër.

7. Gruaja që u hutua nga Facebook dhe ra nga skela në ujërat e akullta

Një turiste femër që vizitoi Australinë teksa po bënte një shëtitje, u hutua aq shumë nga Facebook sa që ra në ujërat e ftohtë të portit Philip Bay. Fatmirësisht për të kishte shumë dëshmitarë që lajmëruan policinë. Ajo nuk dinte not, por porti ishte shumë i cekët dhe kishte shpëtuar. Pjesa më e bukur e historisë është se ajo nuk e humbi celularin e saj. Edhe pse nuk dinte not, edhe pse temperaturat e ujit ishin shumë të ulëta, ajo e kishte shtrënguar fort celularin e saj të ‘çmuar’.

8. Njeriu që humbi punën dhe gruan e tij nga varësia ndaj Twitterit

Larry Carlat ishte një redaktor i martuar i një reviste të famshme meshkujsh. Më pas ai u bë i fiksuar mbas Twitter-it, humbi punën, u divorcua dhe largoi të afërmit e tij. Larry shkruante në Twitter në çdo sekondë të ditës. Postimet e tij shkonin kundër politikës së këtij rrjeti social. Atij iu desh të zgjidhte: të fshinte adresën ose të vazhdonte jetën. Ai zgjodhi Twitterin. Një muaj më vonë gruaja e tij e la pasi Larry shkroi në Twitter: “Më parë do të haja një plumb për gruan time, kurse tani do të isha unë aq do e vrisja”. Pasi arriti 25 mijë ndjekës në një kohë trevjeçare ai vendosi ta linte rrjetin social.

9. Dy adoleshentë u vranë pas lojës me pije në internet

Një lojë me pije në internet çoi drejt vdekjes dy adoleshentë brenda një jave në muajin shkurt. Kjo lojë kishte të bënte me filmimin e të rinjve që konsumojnë sasi të mëdha alkooli dhe postimin e tyre online. Në fund të videos ata thërrasin emrin e një shoku dhe e caktojnë atë të performojë. Jonny Byrne, një 19-vjeçar nga fshati Carlow i Irlandës, u zbulua i mbytur në lumë pasi ishte hedhur nga një lartësi e madhe si pjesë e bastit të lojës. Kjo faqe është mbyllur tani.

SHPËRNDAJE