Nga vizita  e fundit e Aleksander Vucic. Ai duke u pershëndetur me mjekët dhe motrat medicionale, ne spitalin-repartin e gjinekologjise ne Preshevë

 

Preshevë, 18 mars -Njeriu i parë i Serbisë Aleksandar Vuçiq, gjate nje vizite në Toplice ka deklaruar para gazetareve se për secilën familje që do të kenë fëmijën e katërt ne Serbi, sigurisht edhe në Luginën e Preshevë,  Vuçiq do të japë shpërblim 18 mijë euro. Ky gjest i presidentit serb ka bere jehone te madhe dhe eshte pershëndur e mirëpritur edhe nga nenat e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

 

Mbi 100 nena ne Preshevë aktualisht shtatëzena, presin femijen e katert 

Nga nje ankte er agejncise s elajemeve “Presheva Jonë”  me keta nena ato kane felenderuar Vucicin për 18 mije euro. Flamdnerimet kane ardhur kryesisht nga ato nena qe aktualisht kane vetëm tre fëmije apo ato shtatëzena me femijet e katert. Kjo agjenci lajmesh, si medium i vetem ne Luginen e Preshevës,  ka mesuar se ne kete rajon, aktualish jane mbi 100 nena shtatzena te cilat presin fëmijen e katert.

Bile disa ato, kane pyetur se ky premtim u Vucicit a vlene edhe për fëmijen e 5-të, 6-shtin…

Në repartin e maternitetit në Preshevë, të hapur para një vit më parë duket se po shifen “frytet”, cka vetem vitin e pare kur u hap ky repart (2016)  Presheva u shtuar per 80 banore, foshnje keto me nënat e tyre kryesisht nga Presheva, kishte pohuar drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë dr.Mitat Sahiti.

Por sipas burimeve te agjencise së lajmeve “Presheva jonë” per cdo vit ne Luginen e Preshevës lindin mbi nje mije foshnje shqiptare ne Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë dhe qytetet jera ne Serbi ku jeteojne shqiptaret. Por te kujtoijme se pjesa dermuese e nënave shqitareve lindin ne spitalet jashte Presheves si ne ate te Gjilanit apo Prishtinës, por edhe ne Kumanove, Shkup e Tiranë.

Do shtuar se presidenti Aleksandar Vuçiq, dje para mediave, tha  se nëse brenda katër dekadave populli serb nuk do të angazhohen për shtimin e popullsisë, kombi serb mund të zhduket.

Masat e reja për nxitjen e politikës së popullsisë të Qeverisë së Serbisë përfshijnë edhe ndihmat në para – nëna që lindi fëmijën e tretë dhe të katërt do të ketë 30,000 dinarë në muaj nga shteti për një periudhë prej 10 vjetësh. (“Država će izdvajati 30.000 dinara mesečno za treće i četvrto dete“),  transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

“Për fëmijën e parë do të jepen 100 mijë dinar, për fëmijën e dytë do të jepen 10 mijë dinarë në muaj përgjatë dy viteve, për fëmijën e tretë në muaj do të jepen 12 mijë dinarë përgjatë 10 viteve, ndërsa për fëmijën e katërt do të jepen 18 mijë euro”, u ka premtuar presidenti i Serbisë, popullit të tij.Image associée

SHPËRNDAJE