Një vajzë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka befasuar mjekët pasi ka rënë viktimë e një sëmundje të paidentifikuar që bën që t’i rriten thonjtë në vend të qimeve.
Shanyna Isom, 28 vjeç, vuajti nga një reaksion alergjik tre vjet më parë që i shkaktoi mesa duket edhe këtë sëmundje të rëndë. Ajo e ka vështirë që të ecë dhe të kryejë detyrat e përditshme.Studentja e universitetit është mbuluar me këto ‘thonj’, që kanë zëvendësuar qimet në trupin e saj. Doktorët ende nuk ia kanë idenë si të kurojnë sëmundjen e saj.
Familja e vajzës ka edhe një problem tjetër pasi nuk paguan dot faturat e shtrenjta mjekësore. Në total ajo duhet të paguajë 250 mijë dollarë për të gjitha kontrollet që ka bërë dhe që nuk i mbulohen nga sigurimi shëndetësor.


SHPËRNDAJE