Edhe pse jemi dëshmitar të asaj se numri i kompanive dhe individëve që merren me dizajn grafik po shtohet çdo ditë e më shumë, ne vërejmë se ka mungesë të një fryme të institucionalizuar që promovon këtë industri në një aspekt më gjithëpërfshirës.

Por ka të tillë që mendojnë përtej kutisë dhe sjellin në skenë ide konkrete madje prej një cicërime të vetme në Twitter… Dhe pikërisht prej kësaj pike filloi inspirimi që mblodhi profesionistët aktiv në një takim shoqëror dhe njoftues, të cilët erdhën në përfundim se duhet të organizojnë diçka të tillë më shpesh, në mënyrë që të tentohet avancimi i dizjanerit dhe industrisë së dizajnit grafik në Kosovë.

REDO Design Conference…

Hapi i parë drejt së ardhmes më të mirë të kësaj industrie është pikërisht konferenca e quajtur “REDO Design Conference”, që me 17 shtator në Prishtinë, synon të grumbullojë pjesën më kreative në një vend ku do të ketë diskutime profesionale dhe inspirime kreative, që padyshim se do të kenë efektin e vet.

Deri atëherë do t’ju mbajë të informuar në lidhje me çdo të re prej konferencës së parë të këtij lloji në Kosovë, por nëse jeni të interesuar për më shumë atëherë vizitoni ueb faqen zyrtare të konferencës ku do të gjeni edhe më saktësisht se sa ditë kanë mbetur deri në mbajtjen e saj. /pcworldalbanian

SHPËRNDAJE