Seriali i të vetë-shpallurit Agjent i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), Nazim Bllaca duket se do ti ketë katër pjesë.
Derisa pjesa dytë, që është e njohur si “Blllaca 2” veç është në proces gjyqësor, “Bllaca 3” do të ketë për shënjestër vetë Bllacën, për deniooncimin që i bëri vetës si dorases i Ibush Kllokoqit.
Por, sipas Bllacës, më “interesantja” do të jetë seria e fundit e këtij procesi. Derisa vetë Bllaca pret që të dënohet për vrasjen e Ibush Kllokoqit, në “Bllaca 3”, në pjesën e fundit shpreson që do ta qoj prapa grilave Shefin e shtabit të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Azem Syla dhe Ekrem Jasharin.
“Për procesin “Bllaca 3 unë do të jap llogari për rolin që kam luajtur në vrasjen e Kllokoiqit, d.m.th. do të jap llogari për 10-15 minuta që ia kam kushtuar Kllokoqit nga unë, e që ka të bëjë prej nisjes nga pika e Hotel “Viktoria”, ku është sot, e deri te darka në Qafë, pas vrasjes me 6 gusht 1999”, thotë Bllaca në një prononcim për “Bota Sot”
Ai deklaron se e di që Azem Syla, të “Bllaca 4” do të akuzohet së paku për për urdhër-dhënie e krim të organizuar, dhe në këto pika është bashkë me Ekrem Jasharin, por e shmang Kadri Veslein.
“Provat e mia shkojnë drejt Azem Syles, jo drejt Kadri Veselit. Ne jemi te gatshëm të dëshmojmë kundër Azem Syles”, thotë Bllaca.

I pyetur edhe për të vetë-shpallurin atentator të dështuar të ish-Presidentit Ibrahim Rugova, Bllaca ka than se nuk e njeh.
“Nuk e kam njohur as kurrë nuk kam dëgjuar për Agim Hotin. Mua po me vjen mirë që ajo thënia ime e 29 nëntorit 2009 se “ka dëshmitar dhe do te flasin”.
“E ndijë vetën krenar sepse gjerat pas daljes sime kanë ndryshuar rrënjësish në raport me denoncimin e krimeve të paslufte, pavarësisht se sa do te dënohem unë. Do të jem i gatshëm edhe nga burgu ti shty proceset përpara”, shprehet Bllaca.
Ai thotë se pret që aktakuza për “bllaca 4” , ku janë të implikuar Azem Syla e Ekrem Jashari do të publikohet në qershor të këtij viti.

SHPËRNDAJE