Dhjetëra mijëra myslimanë kanë kryer lutjet e tyre nëpër rrugët e ftohta të Moskës, për të festuar kështu festën e Kurban Bajramit.

Policia ruse ka njoftuar se 170,000 njerëz kanë festuar këtë festë sot në Moskë, duke përfshirë 80,000 që janë mbledhur në rrugë afër asaj që dikur ishte Xhamia kryesore e Moskës.

Ndërtesa 100 vjeçare, u rrënua në shtator ndërsa një Xhami e re në afërsi është ende në ndërtim e sipër. Vlerësohet se në Moskë të Rusisë jetojnë dhe veprojnë 2 deri në 5 milionë myslimanë, por qyteti ka vetëm disa Xhami.

SHPËRNDAJE