Berne, 2 janar -Nga janari deri në  nëntor të vitit të kaluar 8.166 azilkërkues janë larguar vullnetarisht  nga mbikëqyrja e Sekretariatit Shtetëror për Migrantë (SEM), shifër kjo rekorde, njofton Agjencia telegrafike Shqiptare (ATSH) nga burimet zyrtare të Zyrës Federale për Migracion në Bern.

Shumica e këtyre largimeve të pakontrolluara bëhen nga kërkuesit afrikanë të azilit, në veçanti nga Eritreja (801), Gambia (792), Nigeria (716), Guinea (508), Algjeria (504) dhe Somalia (494). Është mësuar se në mesin e të larguarve janë edhe mbi 200 shqiptarë, kryesisht nga  Kosova dhe të tjerë nga vendet e Ballkanit.

Sipas Bernës, pjesa dërmuese  e këtyre largimeve të pakontrolluara vjen nga azilkërkuesit afrikane, por ka edhe persona nga Ballkani. “Në mesin e të larguarve nga Zvicra mbi 200 janë edhe shqiptarë nga viset e Ballkanit. Ata kanë lëshuar Zvicrës apo mund të kenë zgjedhur ndonje vend tjetër më të përshtatshëm për ta që pretendojnë strehim të sigurtë. Siç e dini për qeverinë tonë Kosova konsiderohet  si një “vend i sigurtë” prandaj edhe interesimi i shqiptarëve nga Kosova, nuk është aq i madh për të qëdruar në vendin tonë për shkak amsave strikte..” ka thënë zyrtarja nga Berna për ATSH,

Sipas autoriteteve helvetike, gjatë periudhës së njëjtë në vitin 2014 dhe 2015, kjo shifër ishte 5501 dhe 4943 të cilët nga Zvicra u riatdhesuan në vendin e tyre të origjinës. Këta janë njerëz që kanë braktisur procedurën e azilit pa informuar Sekretarianin e Shtetit për Migrim (SEM), tha zëdhënësi i tij Martin Reichlin.

Vetëm në gjysmën e parë të vitit 2016, më shumë se 4.800 nisje të pakontrolluara ishin regjistruar. SEM ka vlerësuar se këta emigrantë jane kthyer prapa  apo  kanë vazhduar udhëtimin e tyre drejt Gjermanisë apo vendet tjera te BE-së

SHPËRNDAJE