salonautooSalloni i 86-të ndërkombëtar te veturave në Gjenevë qe po zhvillohet në Gjenevë i hapi dyert në prani të Presidentit të Konfederatës, z Ueli Maurer.

Të dielën mbrëma, pas 4 ditëve të hapjes, më shumë se 600.000 të hyra janë regjistruar. Mbi një mijë shqiptare në sallonin ndërkombëtar të autove në Gjenevë të cilët i shoqëronte në disa kënde edhe flamuri ynë kombëtar.

Me shumë pak makina të tilla klasi, Bugatti është një opsion i shumë dëshiruar nga blerësit e makinave të tilla, tha Francois Roudier, përfaqësues i kompanive që prodhojnë makina franceze.

Panairi i makinave luksoze në Gjenevë.. Mbi një mije shqiptare në sallonin ndërkombëtar të autove në Gjenevë

geijujnflamur1Makinat e shtrenjta luksoze që janë prodhuar për të pasurit po paraqitën në panairin vjetor të makinave në Gjenevë. Fjala është për llojeve të tilla si Lamborghini dhe Koeningsegg deri te prodhimet më delikate Bentley dhe Rolls Royce. Pra, panairi ofron një listë të gjatë makinash luksi, të cilat mund të blihen nga të pasurit.

Gjiganti italian i prodhimit të automjeteve, Bugatti ka zbuluar super makinën e re, në shfaqjen e makina në Gjenevë, me një çmim fillestar 2.4 milionë euro.

Me një Bugatti në blunë tradicionale, bisha e makinave italiane është prezantuar përpara një turme të madhe gazetarësh. Zyrtarë të Bugatti bënë të ditur se ky automjet është më i fuqishmi, më i shpejti, më ekskluzivi dhe më luksozja në botë.
Me motor benzine 6.8 me 4 turbo, Bugatti i ri mund të arrijë një shpejtësi deri në 420 km në orë.

 

???????????????????????????????Krahas vizitorëve të shumtë nga mbarë Zvicra dhe bota për te justifikuar emrin sallon ndërkombëtar në Palexpo të Gjenevës kishte dhe mbi një mijë shqiptare. Shqiptarët nuk ishin vetëm vizitorë por edhe blerës, klientë makinave luksoze.

Në këtë panair ndërkombëtarë u duk ne disa mjedise edhe flamuri shqiptare nga vizitore por edhe në kompanitë e veturave luksoze për të cilët punonin shqiptaret. Aty takuam Shpendin, Albulenën, Flamurin, Sabriun, Dukagjinin vajza e djem të ri këta të cilën në rolin e hotess-it (guid) orientonin, këshillonin vizitoret në sallonit ndërkombëtar “palexpo” në Gjenevë mbi tavolina të të cilëve valonte flamuri shqiptar. Me këtë u bindëm se në Gjenevë është e pamundur apo s’ka “muhabet” e eveniment kulturo, prit apo diplomatik me karakter ndërkombëtar pa flamur shqiptar!
“Kur po e shohim flamurin kuqezi para syve veçse po ndihemi krenar, por edhe dita po na shkon disi më shpejtë..” u shprehen për “Presheva jonë” hotesset shqiptarë në Palexpo të Gjenevës.largea_geflsuriirr1457868716

SHPËRNDAJE