Në Bruksel bisedohet edhe cështja e diplomave të studentëve nga Lugina e Preshevës
Bruksel, 2 shtator / AIK-Presheva Jonë
(I plotësuar) – Në Bruksel, pjesëmarësit në bisedimet Prishtinë – Beograd, kanë konfirmuar arritjen e marrëveshjes për vulat doganore Hollësitë pritet të sqarohen ndërkohë.
Në vulat doganore të Kosovës shkruan vetëm “Dogana e Kosovës” pa kurrfarë simboli shtetëror – ashtu siç kanë qenë dhe kanë thënë edhe shumica e shteteve në botë, raportojnë mediet.
Përveç vulave, në agjendën e takimit të sotëm janë edhe kadastra, telekomi, energjia, diplomat universitare si dhe përfaqësimi i Kosovës në takimet dhe forumet ndërkombëtare.
Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, gjendet sot në Bruksel, për të marrë pjesë në raundin e gjashtë të dialogut teknik midis Prishtinës dhe Beogradit. Duket se kësja radhe do të bëhet fjalë edhe për njohjen e diplomave qofshin të studentëve serbë në Kosovë me vula RS apo ato të shqiptarëve të Luginës së Preshevës me vula të RK, këtë e kanë informuar për agjencinë “Presheva Jonë” burimet e BE-së nga Brukseli.
Këtë na e konfirmoi edhe zv.kryeministrja e Republikë së Kosovës znj.Edita Tahiri. Znj.Edita Tahiri sot nga Brukselli i ka deklaruar agjjencisë innformative “Presheva Jonë” se “në rundin e sotëm me palën serbe dhe ndërmjetësimin e BE-së do të përcaktohet se cili institucion, orgnizatë ndërkombëtare e pranueshme nga dy palët, do të bejë certifikimin e diplomave të komunitetit serbë në Kosovë dhe diplomat e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës që kanë diplomuar në universitet e Republikës së Kosovës…”
Mësohet se në këtë raund të dialogut teknik do të analizohet dhe do të intensifikohet puna e grupeve për implementimin e tri marrëveshjeve të arritura më parë. Në agjendë, kësaj radhe do të jenë pesë çështje: Njohja e vulave të doganave të Kosovës, telekomunikacioni, energjia, kadastrat dhe bashkëpunimin rajonal.
Në Delegacionin të Qeverisë së Republikës së Kosovës të prirë zëvendëskryeministrja Tahiri janë edhe Lirim Greiçevci – këshilltar politik i Kryeministrit, Dren Zeka – këshilltar kryesor politik i Tahirit, Elona Cecelia – këshilltare politike e zv/kryeministres Tahiri, Florent Bakija – përfaqësues i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Ali Hamiti – kryesues i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Fadil Ismajli – drejtor i Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike, Arben Gjukaj – drejtor i Korporatës Energjetike të Kosovës, Ekrem Hoxha – drejtor i bordit të Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit, Naim Huruglica – drejtor i Doganave të Kosovës dhe Murat Meha – kryeshef i Agjencisë Kadastrale.