Bujanoc, 18 qershor – Ish-ushtari i UÇPMB-së, Burhan Sulejmani, nga Tërnoci i Bujanoci, ka ndërruar jetë, të shtunën, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”. Me këtë rast OVL e UÇPMB-së i shpreh ngushëllimet më të përzemërta familjes Sulejmani dhe gjithë bashkëluftëtarëve të ish-ushtarit të UÇPMB-së, Burhan Sulejmanit. NJOFTIM Të nderuar bashkëluftëtarë, sot morëm lajmin e hidhur për vdekjen e bashkëluftëtarit, Burhan Sulejmani nga Tërrnoci i Madh. OVL e UÇPMB-së i shpreh ngushëllimet më të përzemërta familjes Sulejmani dhe gjithë bashkëluftëtarëve, ndërsa për Burhanin lutemi që të jetë i shpërblyer nga Zoti Fuqiplotë. Varrimi i të ndjerit bëhet të dielën, pas namazit të Ikindisë në varrezat e fshatit Tërrnoc. Për ta nderuar shokun tonë ju ftojë të gjithëve që të merrni pjesë në varrimin e bashkëluftëtarit, Burhan Sulejmanit./ Metali Krasniqi