img_9907

Nato i ka ndaluar Serbisë që të marrë radarin për kontrollin ajror mbi derbinë, por që Serbia është duke punuar dhe aktualisht SMATSA është në finalizim e lejeve, dokumentacionin e projektit dhe përgatitjen e tokës për ndërtimin e kullës në aeroportin “Nikola Tesla”, radarin primar dhe sekondar në Beograd dhe në Besna Kobila afër Vranjës, dhe se është duke punuar në përmirësimin e sistemit në përputhje me kontrollin më modern të trafikut ajror në Evropë.

 

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i kontrollit ajror të Serbisë dhe Malit të Zi (SMATSA), Radojica Rovçanin.

 

“Radari në Besna Kobila afër Vranjës, ndërtimi i të cilit do të fillojë vitin e ardhshëm, është shumë i rëndësishëm për jugun e Serbisë, pas mbylljes së Kopaonikut.

 

Falë tij, ne do të shohim gjithë Ballkanin dhe nuk do të varemi nga radari që nuk po na e kthen NATO.

 

Ne kemi kërkuar në mënyrë të përsëritur që NATO-ja të na e kthejë atë radar, të paktën atë civil, por ata e kanë lidhur këtë me hapësirën e ulët ajrore mbi Kosovën dhe ne kemi vendosur të mos presim, por të ndërtojmë”, ka thënë Rovçanin

SHPËRNDAJE