Miliona besimtarë myslimanë nga e gjithë bota kanë nisur të lëvizin nga qyteti i shenjtë i Mekës në luginën pranë Mina, për fillimin e haxhit.

Gati tre  milionë njerëz pritet të marrin pjesë në pelegrinazhin e këtij viti.

haqiii44Burimet e agjencise se  lajmeve “Presheva Jonë”  mesone se sivjet ne vendin e shenjte ne  Qabe (Meke-Medinaa) jane tubuar per te kryer obligimin dhe misonin er ytre paqesor mbi 2 milionë haxhinje te rinj, ku ne  mesin e tyre vetem shqiptare nga ballkani jane mbi 7.000. Kjo shifer del nga burimet zyrtare te Tiranes, Prishtines dhe Shkupit nga te cilat vende dje per ne Haxhe jane nisur mbi 3000 shqiqptarë, ketu duke mos llogaritur shqiptaret e Lugines së Presheves apo te Janinës.

haqiiiooKurse, nga Turqia se paku 2000 shqiptare. Këtu s’do harruar se nga diaspora dje per ne Qabe jane nisur mbi 2000 haxhilere, kur vetem nga Zvicra jane 400 dhe 700 nga Gjermania, 500 nga Franca, 300 nga Austria dhe mbi 500 nga Amerika, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Me fillimin e Haxhit, pelegrinët hyjnë në fazën e ihramit – një gjendje e pastërtisë, në të cilën ata nuk duhet të vënë parfume, nuk duhet të presin thonjtë ose nuk duhet të shkurtojnë flokët apo mjekrat e tyre.

Haxhi kulmon me mbledhjen e besimtarëve në Malin Arafat.

Ky është vendi ku profeti Muhamed ka bërë predikimin e lamtumirës 14 shekuj më parë.

Haxhi është njëra nga pesë shtyllat e Islamit dhe thuhet se çdo mysliman i aftë duhet ta kryejë këtë pelegrinazh një herë në jetë.

SHPËRNDAJE