“Deri sot Kosovën e kanë njohur 91 vende, ku pos angazhimit te MPJ te RK  edhe ne nga BIK me ndikimine saj  apo përmes miqve tanë në botën arabe, shteti ynë është njohur deri me tyash nga 32 vende këto islame…Tash e tutje presim njohjet e reja nga Egjipti, Tunisi, Libia si dhe vende tjera të cilat janë cliruar nga doktrina të pa arsyeshme në raport me Kosovën…” ka deklaruar ne intervisten eksklyuzive per aguencine informative kombetare “Presheva Jone” kryetari BIK mzfitu naim Ternava.

 

Duke folur per ceshtjen islame ne Preshve, Bujanoc e Medevegje njeriu i pare i BIK se Mr.Teranva ka pershendetur unitetin e imameve dhe themelimin e BILP. “Me lindjen e Bashkesise Islame ne Luginen e Presheves mund te themi se Luigina po mbete shembull e unitetit dhe se me kete  qender te re islame i bashngjitet atyre qendrave tjera simotra ne Tirane, Prishtine dhe Shkup…” ka pohuar mMyftiu Ternava.

 

 

NE RAMAZAN NUK MJATON VETEM AGJERIMI NESE NUK BEJME IBADET, NESE NUK JEMI SOLIDAR, NESE NUK SHTRIEJME DOREN E PAJTIMIT…VELLAU VELLAUT, KOMSHIU-KOMSHIUT…

 

Presheva Jonë: I nderuar kryetarë Tërrnava meqenë se veq kemi hyrë në muajin e shenjtë të Ramazanit,cila është porosia por edhe domethënia e  këtij muaji ?

 

Mr.Naim Tërrnava:  Bismilahi rrahmani rrahim !..Pra sot ishte dita e parë e muajit të shenjtë të Ramazanit për gjithë besimtarët anë e kënd botës dhe unë e shfrytëzoj rastin që në emër timin personal dhe të Bashkësis Islame të Republikës së Kosovës të gjithë besimtarëve të fesë islame në Kosovë,Luginë të Preshevës dhe në Diasporë tua uroj këtë muaj të bekuar e të shenjtë të Ramazanit. Ju dëshiroj të gjithëve agjërim të lehtë,shëndet dhe mirëqenie sepse muaji i Ramazanit ka vecorit dhe atributet të cilat e veqojnë nga muajt e tjerë,i madhi zot në Kur’anin famë lartë na thotë se në muaj e ramazanit e zbriti edhe  Kur’anin,është muaj udhëzues,e udhëzon njeriun në rrugën e drejtë dhe e largon njeriun nga e keqja për ta afrouar ka e mira,kur prej juve e arrin këtë muaj le ta agjeroj. Agjerimi është obligim,është farz,është urdhër I të madhit zot për të gjithë besimtarët sikur se që ka qenë edhe për besimtarët para neve,ka pasur lloje dhe metoda të shumta  të të agjeruarit me nga 2-3 dite, nje javë etj.. Është obliguar të agjerohet në vitin e dytë të hixhrit kur Muhamedi a.s u kthye nga Mekka në Medine dhe ai në të gjallë të tij ka arritur të agjeroj vetëm 9 Ramazane.

 

Presheva Jonë: Nga lufta pasojat sot e kësaj dite ndihen në Kosovë duke reflektuar në kriza dhe probleme sociale tek shumë familje sidomos tek ato të prekura nga lufta. Bashkësia Islame a ka paraparë apo a do të marrë aksione solidarizuese gjatë këtij muaji të madhë z.Myfti ?

 

Mr.Naim Tërrnava:  Vetëm kur përmendet muaji Ramazan, ai në vetë ngërthen vlera jashtëzakonishtë të mëdha,pasi që është një rast I cili përsëritet vetëm një herë në vit prandaj edhe ne si musliman dhe qytetarë duhet shfrytëzuar këtë rast që ky muaj të shëndërrohet në një muaj solidariteti dhe humaniteti të shtrirjes së dorës për njëri tjetrin. Besimtari gjatë këtij muaji duhet të të jetë më i koncentruar dhe I përkushtuar gjatë kryerjes së ritualeve fetare nga se shpërblimet nga ky muaj janë të shumefishta dhe me vlerë. Pra ky është muaj që ka zbritur Kur’ani,nata e Bedrit,clirimi i Mekkes,nata e Kadrit pra këto ngjarje  shumë të rëndësishme e sidomos ngata e Kadrit e cila ka një vlerë më të madhe se 1 mijë muaj të tjerë ndaj muslimani ka për dëtyrë që me të vërtet të thith të gjitha këto begati të cilat I madhi zot ka përgatitur për të dhe për të gjithë ne. Ky muaj sic thatë e dhe ju është muaj I solidaritetit,I shtrirjes së dorë,i pajtimit dhënies së ndihmës për nevoitarët andaj BI e Kosovës anë e këndë Kosovës ka shtrirë rrjetin e saj ku është duke u dal në ndihmë mijëra familjeve,veq kemi shpërnda afër 1000 paketa me ndihma ushqimore e veshmbathje,duke filluar nga Komuna e Prizreni,me mijëra e mijëra bukë nëpër familje skamnore edhe në Prishtinë e rrethinë tash kemi filluar edhe shpërndarjen edhe të donacioneve nga bizneset dhe nga njerëz të vullnetet të mirë të cilët I falemderoj në vecanti. Po përpiqemi që tu dalim në ndihmë edhe jetimve edhe familjeve të invalidëve të luftës.

 

Presheva Jonë: Për cdo vit në Medresenë e Prishtinës regjistrohen nxënëes (student) të rinjë,sa është interesimi nga Lugina e Preshevë dhe sa gjejnë përkrahje nga kjo Medrese ?

 

Mr.Naim Tërrnava: Interesimi i nxënësve, prindërve për tu regjistruar në Medresenë e Prishtinës është tejet I madhë duke përfshirë Preshevën, Bujanocin e Medvegjën pasi që ato janë pjesë e trupit tonë dhe nuk dallohen fare nga kandidatët e qyteteve tjera të Kosovës. Kur është fjala për Luginën e Preshevës jo rrallë ka ndodhur që I kemi mbyllur sytë duke kaluar numrin në mënyrë që të pranohen të gjithë të interesuarit me qëllim të realizimit të dëshirave të prindërve të tyre.

 

Presheva Jonë:  Këtyre ditëve me iniciativën e juaj duket se iu është dhënë fund fërkimeve e divergjencave si dhe përqarjeve mes disa grupacioneve të komunitetit Islame në Persheve, Bujanoc dhe Medvegj, ,me rastin e themelimit të Bashkësisë Islame të Luginës së Preshevës. Si e vlerësoni këtë emërtim dhe unitet mes muslimanëve të Luginës ?

 

 

(Ne foto: Myftiu Mr.Naim Ternava ne bisede me gazetarin e agjencise informative “Presheva Jone” )


Mr.Naim Tërrnava: Unë shumë i vlerësoj dhe i respektoj kundërmendimet dhe kundërshtimet të cilat vijnë nga individ dhe qarqe të ndryshme, rrespektoj pasi që prej tyre mësojmë, avancojmë, përmirësohemi nëse nuk e kemi mirë ,andaj them se këto janë brenda punës në të cilën veprojnë. Edhe ne hoxhallarët jemi pjesë e shoqërisë,edhe pse jemi udhëheqës shpirtërorë ne jemi shqiptarë që i përkasim këtij kombi dhe se sigurishtë se jemi këta që jemi. Aty këtu dëgjojmë se ka edhe kundërshtime, mosmarrëveshje mirëpo BIK ka fuqi të bollshme që ti përballoj të gjitha këto, fuqi kjo e cila nuk po mungon edhe në Luginë të Preshevës. Është një e vërtet të cilën nuk mund ta fshehim se kohëve të fundit në Luginë ka pasur disa mosmarrëveshje dhe kundërshti tash e disa vite dhe unë e përshëndes vullnetin dhe kontributin e të gjithë imamëve dhe hoxhallarëve të Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjës të cilët kanë gjetur forcën e tyre të brendshme duke harruar cdo zënkë apo mospajtim mes vete dhe janë gati që ti cojnë proceset për para ku tash e tutje muslimanët e Luginës do të flasin me një zë të vetëm,natyrishtë duke bashkëpunuar ngushtë me Kosovën dhe mjediset tjera për rrethë Luginës. Hoxhallarët,imamët e Luginës së Preshevës tash e tutje do të jenë unik si një trup i vetëm i  cili do të vendos për të ardhmen e tyrë. Është e drejtë e Bashkësisë së Luginës së Preshevës se me kë bashkëpunon me Kosovën, Shqipërine, Maqedonin apo Serbinë. Me lindjen e Bashkesise Islame ne Luginen e Preshves mund te themi se kjo qender e re islame i bashngjitet atyre qendrave tjera simotra ne Tirane, Prishtine dhe Shkup.

 

NGA 91 VENDE BOTERORE SA KANE NJOHUR KOSOVEN,  32 VENDE VIJNE NGA BOTA ISLAME…LOBIMI VAZHDON…

Presheva Jonë: Lobimi për njohje e Kosovës megjithëse me hapa të ngadalët  është në rrugë të mbarë ku nuk kalon muaj ku Kosovën nuk e njohin së paku 2-3 shtete nga të cilat edhe ato nga vendet Islame. Mund të na flisni mbi rrolin e BIK-ut në këtë drejtim,sa vende nga bota arabe deri sot na kanë njohur ?

 

Mr.Naim Tërrnava: Po sic e dini deri sot Kosovën e kanë njohur 91 vende, kam thënë se Ministria e Jashtme e Republikës së Kosovë është më aktive në lobim me shtetet Islame ku aty edhe ka pasur sukses sigurishtë edhe me ndikimin apo ndihmën tonë përmes miqve tanë në botën arabe,ku deri më tani falë këtij angazhimi shteti ynë është njohur nga 32 vende këto islame ku kanë ngelur edhe 25 shtete të tjera ku shpresojmë që ky aktivitet kaq I madhë I MPJ të Kosovës së shpejti të sjell njohjet e reja sikur nga Egjipti,Tunisi,Libia si dhe vende tjera të cilat janë cliruar nga doktrina të pa arsyeshme në raport me Kosovën. Shfrytëzoj rastin që në këtë intervistë për Agjencinë “Presheva Jonë” të theksoj një informacion mjaftë të rëndësishëm me të cilin shumë pak merren mediat tona pa e kuptuar arsyen,se sot në Damaskë gjenden mijëra mijëra shqiptarë. Rastin konkret sot në Damaskë kemi lagjen Muhaxheria e cila është e mbushur plotë e përplot shqiptarë të ikur nga Kosova,Shqipëria e Maqedonia ku atje janë mbi 10 000 shqiptarë.

 

 

MYFTIU TERNAVA  “VEHABITE” NE KOSOVE DHE LUGINE TE PRESHEVES PJELLE E PROPAGANDES SERBE

 

Presheva Jonë: I nderuar myft Tërrnava,në disa media sidomos në ato serbe lexojmë se në Kosovë përfshirë këtu edhe Luginën e Preshevës paska rryma të ndryshme fetare si ajo e vehabisteve. Në viset tona a mendoni se ekzistojnë vehabistët dhe sa mund të jenë të rrezikshëm ata për shoqërinë tonë ?

 

Mr.Naim Tërrnava: Unë jam një myfti që kam një guxim intelektual, professional dhe teologjik ta them atë që është celës I të ardhmes. Unë duhet ta them vetëm të vërtetën. Pas clirimit të shtetit tonë,ka pasur tendenca por edhe mjaft është propaganduar me etiketime të pavërteta përqarëse gjoja se në Kosovë ka rryma të ndryshme të rrezikshme,grupe terroriste e qka jo tejtër. Dihet mirëfilli se sot Kosova është e blinduar nga sigurime e polici e shërbime të ndryshme qofshin ato kombvetare apo ndërkombëtare duke filluar nga ato vendore pastaj, KFOR, EULEX, UNMIK etj… dhe tash serbët prej Beogradit po na e dikan se në Kosovë paska grupacione terroriste apo sic po i propagandohet Vehabistë. Nuk mund të themi se sa janë ato të rrezikshme kur ato nuk I kemi në mesin tonë,prandaj ne si institucin fetarë ftojmë jo vetëm popullatën por edhe mediat tona që të mos bien pre dhe në ndikimin e kësaj propaganda tashmë të njohur të serbisë.  Unë nuk e di që në Kosovë ka terroristë,nuk i kam këto të dhëna,unë kam ftuar në vazhdimsi institucionet tona,njerëz të cilët marrin paga për këto qështje që edhe unë të ruhem nga ta. Ka disa të rinjë të cilët I casen adhurimit në mënyrë të ndryshme nga ne jo tradicionale por atij nuk mund tit hemi as terrorist e as ekstremist.

SHPËRNDAJE