Ballina Lajme Kosova Myftiu ​Tërnava: Të na bashkojë Bajrami i Madh deri ne Preshevë

Myftiu ​Tërnava: Të na bashkojë Bajrami i Madh deri ne Preshevë

0

ternn11Me mesazh urimi, myftiu Naim Ternava iu është drejtuar opinionit të gjerë me rastin e përfundimit të muajit të shenjt të Ramazanit dhe kremtimit të festës së Fiter Bajramit.

“Është festa e sakrificës, e devotshmërisë, bamirësisë, solidaritetit, unitetit e bashkimit dhe mirësisë. Gëzim, lumturi, bashkim, urtësi paqe sjell për të gjithë myslimanët kjo festë e Fitër Bajramit”, tha Tërnava.

Ai nëpërmjet mesazhit kërkoi që nëpër familjet e Kosovës edhe gjatë kësaj feste të përhapim ndjenjën e vëllazërisë, mirësisë e dashurisë me njeri tjetrin, të kemi shëndet harmoni e lumturi.

Tërnava ka përmendur edhe fëmijët dhe familjarët, të cilët këtë festë përkundër dëshirës së tyre nuk mund ta festojnë nëpër vatrat e tyre të cilat janë të përfshira në luftë.

SHPËRNDAJE