Kreu i LDK’së, Isa Mustafa ka deklaruar sot para mediave që të dërguarit të SHBA’së për dialog, Richard Grenell i kishin deklaruar se do të hiqet tarifa në mënyrë të plotë.

Mustafa thotë se Grenellit i kishin folur edhe për çështjen e reciprocitetin me Serbinë.

“Ambasadorit Grenell i kemi thënë  se do të pajtohemi që të hiqet tarifa dhe të hiqet pakushte për një periudhë dhe poashtu që ne presim që në mënyrë reciproke njëjtë të sillet edhe Serbia që të gjitha pengesat ndaj Kosovës ti heq duke përfshirë edhe fushatën e njohjeve, poashtu kemi diskutuar për faktin se në qoftë se Serbia nuk i bie gjitha kërkesat e saj ne do ta instalojmë reciprocitetin”, shton ai.

Kreu i LDK’së ka deklaruar se nëse e formojnë qeverinë e re, atëherë reciprociteti do të hiqet.

“Për të qenë i qartë jam i sigurt që në moment që LDK do ta bënte një qeveri, hapat e parë do të ishin që reciprociteti të hiqej, jo të hiqet për të mos u vendosur kurrë po si vullnet i mirë. Nëse shihet se Serbia nuk ka vullnet të bëhet një reciprocitet i plotë jo ky që po zbatohet tani”, ka deklaruar ai, teksa ka komentuar edhe deklaratat se me krijim të qeverisë së re nga partia e dytë do të vidhet vullneti i qytetarëve.

“Sa i përket vjedhjes së votës duhet të keni parasysh se nga këto zgjedhje VV ka ¼ e deputetëve, aq kemi edhe ne si LDK, prandaj as LDK s’mundet me thane që po vidhet vullneti i popullit, as LVV, se edhe bashkë si kemi pas gjysmën e deputetëve në kuvend”, ka shtuar Mustafa.

SHPËRNDAJE