Duke folur për shqiptaret etnik të Luginës së Preshevës dr.Mustafa ka pohuar ne nje intervistë dhënë sot agjencisë informative “Presheva Jonë” se «  Beogradi nuk ka të drejt të kërkoj diqka për komunitetin e tij, përderisa nuk ia plotson një gjë të till popullatës brenda tërritorit të tyre. Mos rrespektimi i recipricitetit i të drejtave të serbëve të Veriut të Kosovës me Luginën e Preshevës mund të destabilizoj situatën në rajon…»

 

 

Prishtinë, 27 korrik

 

Isa Mustafa: Atifetja duhet të largohet sa me parë prej s’flladi, ndryshe…

«Nuk është e vërtetë se te marrëveshja ka qenë ajo se Atifetja do ta vazhdoj atë post edhe për pesë vjet.  Mendoj se kjo marrëveshje duhet që të realizohet, për ndryshe humbet besimi në të gjitha marrëveshjet e ardhshme dhe mendoj se presidentja në të ardhmen nuk do ta ketë rrolin unifikues të popullit… » ka dekalaruar sot njeriu i parë i kryqendrës së Kosovës dr.Isa  Mustafa  në një inteteristë dhënë agjencisë informative kombëtare « Presheva jonë »

 

Ndërsa rreth porpozimit të agjencisë informative « Presheva jonë » që emrin i ish-presidentes helevetike znj.Clamy-Rey të përttihet në Kosovë ? kyetari i Prishtnës z.Mustafa, duke përshëndetur ket propozim të qëlluar ai ka thënë se » së shpejti një shkollë, shesh apo rrugë në kyqendrën tonë në Prishtinë do të mbaj emrin e diplomates zvicerane,  mikeshës së Kosovës, shqiptarëve Micheline Calmy-Rey.. »

 

Presheva Jonë : z.kryetar me që jemi në prag të 100 vjetorit  të pavrësisë së shqipërisë si mendoni a mund të krenohemi ne shqiptarët me ndonjë arritje të madhe si e vlerësoni ecurin e shqiptarëve në këto 100 vite ?

 

DR. MUSTAFA: Ne megjithëse e kemi arritur edhe pavarësinë e Kosovës të cilën të gjithë shqiptarët e kanë pritur me padurim,mund të them se ende jemi në një rrugë (mision) të pakryer,kemi edhe problemet e shqiptarëve jashtë territorit,qështja e të cilëve ende është e pakryer ku konceptet për zgjidhjen e këtyre problemeve janë të ndryshme por ajo që është e sigurt është se këto probleme janë evidente. Pastaj ne kemi shumë probleme edhe me veriun e Kosovës ku ende nuk është i shtrirë pushteti kushtetues.

 

 

 

Atifetja duhet të largohet sa me parë prej s’flladi, ndryshe minohen marrëveshjet e ardhshme

Presheva Jonë : z.Mustafa kur jemi tek presidentja,cili është opinioni juaj rrethë presidentes Jahjaga, është legale apo ilegale

 

DR. MUSTAFA:  Marrveshja ka qenë shumë e mirë pasi të gjithë kemi ndenjtur me kushtetut në dorë duke e shikuar se a e lejon këtë këtë ligji dhe kushtetuta dhe pasi që ka qenë gjithqka brenda ligjit ne jemi zotuar se deputetet tanë do ta votojnë presidentet Jahjaga sipas asaj marrëveshje dhe votimi është bërë sipas asaj marrëveshje dhe jo sipasopinioneve apo deklarimeve individuale të deputetëve. Unë e kam marrë grupin tim parlamentarë dhe i ka folur për situatën ku i kam thën se është kërkesë për tejkalimin e krizës,kërkesë edhe nga ambasada amerikane. Është e vërtet se presidentja ka të drejt të qëndroj apo ta vazhdoj mandatin për pesë vjet por nuk është e vërtet të marrëveshja ka qenë që ajo do ta vazhdoj atë post edhe për pesë vjet.  Mendoj se kjo marrëveshje duhet që të realizohet për ndryshe humbet besimi në të gjitha marrëveshjet e ardhshme dhe mendoj se presidentja në të ardhmen nuk do ta ketë rrolin unifikues të popullit.

 

MOS RRESPEKTIMI I RECIPROCITETI MES VERIUT DHE LUGINËS SË PRESHEVËS MUND TA DESATBILZOJË SITUATËN NË RAJON

Presheva Jonë : z.Mustafa si e vlerësoni situatën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës ku mesa duket vetëm atje kanë nglur proceset ne vend kanë stagnuar pasi që shqipria hyri në nato,Kosova e pavarur e kështu me rradhë ndërkohë që shqiptarët e Luginës mbetën në vend. Cila do të ishte formula e Dr.Isa Mustafës për zgjidhjen e këtij problemi ?

 

DR. MUSTAFA:  Shikoni deklarimet e mia nuk dua të bëhen bazë për polemika apo gjëra të tilla por realisht unë nuk shohë asnjë mundësi për ndërrime apo shkëmbime territoresh,realishtë ne jemi për presion tek ndërkombëtarët që të gjitha të drejtat e shqiptarëve të Luginës të jenë të barabarta me serbët në territorin e Republikës së Kosovës do të thotë për reciprocitet. Beogradi nuk ka të drejt të kërkoj diqka për komunitetin e tij përderisa nuk ia plotson një gjë të till popullatës brenda tërritorit të tij.

 

SE SHPEJTI NJË SHKOLLË, SHESH APO RRUGË NË KRYQENDREN TONË DO TË KETË EMRIN E DIPLOMTAES ZVICERANE MICHELINE CALMY-REY

 

Presheva Jonë : z.kryetar  para ca kohësh Agjencia Informative Presheva jonë ka dhënë një propozim që emrin e presidentes Michelin Calmy Ray të ia vendos ndonjë rrugë në Prishtinë, propopzim ky i cili ehste mbështetur edhe ngha MPJ e cila kishte bërë jehonë tëamdhe nëpër mediat tona dhe  zvicerrane, por që i është përcjell edhe qeverisë së Kosovës.kur mendoni qe kjo iniciativë, projekt të realizohet  në Prishtinë ?

 

 DR. MUSTAFA:  Padyshim se une si kryetar i kryeqendres së Republikes se Kosovës pajtohem dhe e përkrahi iniciativën e qëlluar të agjencisë « Presheva jonë » që ne të ardhmen emri i ish-presidentes së zvcrës znj.Clamy-rey të oërtirhet, qe nje nga rrugët apo sheshet tona të mabje emrine saj. Në Prishtinë ka mundësi dhe emrin i saj do ta mabinim me krenari se znj.Calmy-Rey dhe populli zviceran kane bere dhe po bëjne shume per popullitn tone si ne Kosovë po ashtu edhe për diasporën tonë atje.  Unë qëndroj prapa asaj se ajo e meriton që emrin e saj ta gëzoj ose një shesh ose një rrugë,komuna e ka në plan dhe e vlerëson shumë këtë propozim të Agjencisë tuaj. Ne kemi pasur edhe më herët mundsi tia lëmë ndonjë shkolla por mendoj se po e presim momentin e duher për ndonjë rrugë apo shesh pasi që efekti më i madhë është aty.

 

Presheva Jonë : z.Mustafa cili është rroli i diasporës tani pas gati 13 vite clirimi ?

 

DR. MUSTAFA:  Ne ende i kemi degët e LDK-së në diasporë dhe tani kemi menduar se ato degë duhet ta ndërrojnë trajtën e veprimit që rroli i tyre tani e tutje të jetë rrol integrues kulturorë e arsimorë,tërheqjen e investitorëve jo vetëm nga bashkëatdhetarët por edhe nga investitorët e huaj të vendeve ku veprojnë,pra për aktivitete politike nga jashtë nuk kemi nevoj sepse ato do të zhvillohen nga këtu nga Kosova.

 

Presheva Jonë : z.Mustafa a jeni të kënaqur me lobimin për njohjen e Kosovës shtet ?

 

DR. MUSTAFA:  Jo nuk jemi të kënaqur, premtimet kanë qenë shumë më të mëdha. Nuk ka plan të qeverisë i cili iu është prezantuar parlamentit ose opinionit Kosovarë se në cfarë mënyre ne do ti bindim shtetet që të na njohin. Se pari mendoj se është dashur që të shikohet dhe formohet strategjia që pesë vendet e Bashkimit Europian të cilat nuk na njohin ti bindim në mënyrë që ato ta zbusin qëndrimin e tyre ndaj Kosovës deri tek pranimi pasi që ajo është me rëndësi themelore dhe e dyta cila është strategjia jonë për vendet aziatike,amerik latine,afrike etj,por një gjë e till nuk ka ndodhur se sigurishtë se edhe njohjet kanë munguar.

 

 

S’KA PASUR KURREFARE ABUSIME NE 3 PERQINDRISHINE QEVERISË SE BUKOSHIT

Presheva Jonë :  z.Mustafa cili ishte (muhabeti) i atij fondit të atij 3 %-shit ku ju keni qenë pjesë e atij fondacioni.

 

DR. MUSTAFA:  Atje ka qenë komisioni i fondit ku kanë punuar me atë fond mbi 20 veta, kanë qenë mjetet e fondit atje në bankën zvicerane të cilat janë menagjuar në mënyrë zyrtare ku ne cdo ditë i kemi dhënë llogari qeverisë zvicerane rrethë atyre të hollave ku jemi munduar që ato të holla të cilat janë grumbulluar në mënyrë ligjore,edhe të shfrytëzohen në mënyrë ligjore në mënyrë që të mos ketë abusime. Me ato të holla është ndihmuar shëndetësia, arsimi, mbajtja e presidencës. Ato të holla që në atë kohë kanë qenë rrethë 250 mln marka rrethë 125 mln euro të sodit ku për krejtë atë periudhë e kemi mbajtur jetën me to dhe përfitime personale nuk ka pasur nga asnjëri pas që unë nuk kam privatizuar asgjë as nuk kam përfitu asgjë.

SHPËRNDAJE