Bujanoc, 20 maj -Në Bujanoc, kreu i KKSH-së Jonuz Musliu ka pritur sot shefin e misionit të OSBE-së zyra në Bujanoc, Giacomo Bosisio m ete cilin  ka biseduar pe rhejdmnje aktuale ekoniuke dhe poltike  ne vecanit diskriminimin  serb ndaj shiptareve etnik ne Luginen e Preshevë, cka ka shyxter edhe KKSH-ne ta badisin Serbinë, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

Gjatë këtij takimit janë diskutuar çështjet e rëndësishme për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë edhe padia e Këshillit Kombëtar Shqiptarë të deponuar në Gjykatën administrative në Beograd.

Musliu ka njoftuar se KKSH ka paditur Zyrën për të drejtat e njeriut dhe pakicave për mos respektim të konkluzionit të Qeverisë së Republikës së Serbisë, me të cilin është aprovuar raporti i ekspertëve ndërkombëtar për vlerësimin e popullsisë në komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për regjistrimin e popullsisë 2011.

{Qeveria e Serbisë në bashkëpunim me bashkësin ndërkombëtare më 12 qershor 2015 përmes Zëvendëskryeministrit dhe Ministri i Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Kori Udoviçki në takim me liderët nga komunat e Preshevës Medvegjës dhe Bujanocit, me pjesëmarrjen e ekspertëve ndërkombëtarë kanë miratuar metodologjinë për vlerësimin e popullsisë në komunat Bujanoc, Medvegjë dhe Preshevë.Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori britanik Denis Keefe, ambasadori amerikan, Michael Kirby. Zëvendës Shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Oscar Benedikti dhe shefi i Misionit të OSBE-së në Serbi, Peter Burkhard”, thuhet në njoftimin e KKSH-së, transmeton “Presheva Jonë”

Sipas Këshillit Kombëtar Shqiptar në atë  takim u pajtuan edhe për aktivitetet,  vlerësimin numrin e banorëve në këto komuna duke e bërë nga ekspertë në këtë fushë me mbështetjen e Institutit të Republikës për Statistikave të Republikës së Serbisë, duke respektuar të gjitha rregullat e Republikës së Serbisë dhe standardet ndërkombëtare të përcaktuara dhe kriteret metodologjike dhe rezultatet nga ky vlerësim i popullsisë të janë në përdorim zyrtar në Republikën e Serbisë për të kryer regjistrimin e ardhshëm.

“Përdorimi i rezultateve të regjistrimit të popullsisë nga viti 2011 që patën bojkotuar të gjitha partitë politike shqiptare dhe u regjistruan vetëm 1.187 shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka dëmtuar seriozisht shqiptarët në proceset e nisura në përfitimin e të drejtave të garantuara me konventa ndërkombëtare. Ndërkaq, me vlerësimi i banorëve rezident shqiptar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë janë 47.938. Për më tepër, KKSH-së përveç që i është zvogëluar në mënyrë drastike buxheti i janë zvogëluar edhe anëtarët nga 29 në 15. Gjithashtu, përdorimi regjistrimit të popullsisë nga viti 2011 ka pasur reperkusione nëpër të gjitha organet dhe fushat ku duhet të i realizojnë shqiptarët të drejtat e tyre”,thuhet më tej në njoftim të KKSH-së.

 

Ndërkaq, KKSH edhe pse konsideron që në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë do duhej të ishin mbi 100 mijë shqiptarët, ka konstatuar se sipas dokumentacionit, përkatësisht  vlerësimit ndërkombëtar i popullsisë për Luginën e Preshevës për vitin 2011 dhe regjistrimit të popullsisë 2011 rezulton me 47.938 në Luginën e Preshevës dhe 4.622  shqiptar nëpër Serbi në një numër të përgjithshëm prej 52.560 shqiptar në Serbi për Regjistrimin 2011.

Këshilli Kombëtar Shqiptar duke pasur parasysh konkluzionin e Qeverisë së Serbisë, vendim i cili obligon çdo institucion pa përjashtim ka ngritur padi ndaj Zyrës për të drejtat e njeriut pakicave për mos respektim të tij.

SHPËRNDAJE