“Medvegja patjetër që duhet të jetë pjesë e Keshillit Kombetar Shqiptar dhe unë jam i gatshëm që ta jap kontributin tim lidhur me këtë çështje. Unifikim i shqiptarëve të kësaj pjese është shumë i nevojshēm sepse vetëm të unifikuar mundemi që t’i realizojmë synimet dhe të drejtat e tona kombëtare..” ka lideri i LPD-sër Shqiperim Musliune intervisten dhene agjencise se lajmeve “Presheva jonë”

 

Gjendja në Luginë të Preshevës është mjaft e vështirë, qeveria e Sërbisë po vazhdon diskrimin ndaj shqiptarëve. Muajve te fundtit rina pe leshion vendin me te madhe

Presheva Jonë: Si vleresonim situaten aktuale ne Luginen e Preshevës se kemi pershypjen eshte renduar pas satgnimit te dialogut mes Kosoves dhe Serbisë cka verehet nje pezence e madhe e forcave serbe ne rajon?

 

MUSLIU: Gjendja ekzistuese në Luginë të Preshevës është mjaft e vështirë, qeveria e Sërbisë po vazhdon diskrimin e madh ndaj shqiptarëve të këtij vendi. Sot kemi një numër të madh të rinjve të cilët po emigrojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe kjo është shumë shqetësuese për të ardhmen e këtij vendi. Qeveria e Kosovës duhet që urgjentisht të përpiloj një strategji kombëtare për të ju qasur interesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Musliu: Medvegja patjetër që duhet të jetë pjesë  kyqe  e KKsH-së

Presheva Jonë: Dihet se Lugina ka pasur Referedniumin e vete ne vititn 1992 , ku populli shumice i tha PO bashkimit me Luginen e Presheves shuem em ehret se sa flet sot Prishtina zyrtare. Zbatimine  rferendumit dhe Bashkiminn e Lugines me Kosoven parreshtuar e ka kërkuar keto deceniet e fundit i ndjeri Jonuz Musliu. Deklatatat e fundit nga Prishtina se do te “bashkohet Lugina me Kosovën” a jane te vonuara ?

 

MUSLIU:  Mjaft e rëndësishme është që çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është ndërkombtarizuar pas deklaratave te babait tim për bashkim si ne mdiat tona ne ballkan ashtu edhe ne ato boterore.  Shqiptarët e kësaj pjese duhet që t’a shfrytëzojnë këtë moment historik dhe të japin kontributin e tyre. Une besoj se në këto momente pra në fazën finale të dialogut Kosovë-Sërbi, i gjithë faktori politik shqiptar duhet që të unifikohet për të krijuar një strategji kombëtare, sepse po e ritheksoj është moment historik. Që të respektohet referendumi i 1 dhe 2 marsit ka kërkuar gjithmonë Jonuz Musliu, edhe ne vazhdimisht e me këmbngulësi do të kërkojmë të ndodh një gjë e tillë.

 

Presheva Jonë: Jemi ne prag te zgjedhjeve ne KKSH qe me 4 nentore do te kete kyretarin e ri. meqnese deir tash Presheva e Bujanoci i kan erpire ektij organio a do te ishte mire qe edhe Medvegja ta provoje, kjo ane shqiptare e harruar sa nga Prishtina e Tirana po aq edhe nga Presheva a Bujanoca ?

MUSLIU: Medvegja patjetër që duhet të jetë pjesë e Keshillit Kombetar Shqiptar dhe unë jam i gatshëm që ta jap kontributin tim lidhur me këtë çështje. Unifikim i shqiptarëve të kësaj pjese është shumë i nevojshēm sepse vetëm të unifikuar mundemi që t’i realizojmë synimet dhe të drejtat e tona kombëtare

 

SHPËRNDAJE