
JA INTERVISTA E PLOTE
BASHKIMI ME KOSOVËN, VERDIKT I POPULLIT I SHPREHUR ME REFERENDUM– theksoi Jonuz Musliu, kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik, në një intervistë dhënë për Agjencisë Informative Kombëtare “Presheva Jone”, duke shtuar se nga këto procese do të fitojë e drejta historike dhe politike e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për të qenë bashkë me bashkëkombësit në Kosovë, pjesë integrale e së cilës kanë qenë gjithmonë gjatë historisë. Musliu, nuk la pa përmendur as Deklaratën Politike të LPD-së rreth rifillimit të dialogut politik mes Prishtinës dhe Beogradit, parcializimin e skenës politike shqiptare në Luginë dhe probleme të tjera me të cilat po përballen ish-ushtarët e UÇPMB-së dhe popullata shqiptare e këtij rajoni.
“Presheva Jone”: këtyre ditëve, Lëvizja e Progresit Demokratik, doli me një Deklaratë Politike me të cilën kërkohet bashkimi i Luginës me Kosovën. Cila është porosia e kësaj deklarate politike dhe si u prit ajo në opinion?

“Presheva Jone”: Sa po gjen mbështetje te faktorët relevantë shqiptarë dhe ndërkombëtarë, ky opsion, i cili tashmë ka filluar të aktualizohet shumë?

“Presheva Jone”: Ka zëra, që ju kritikojnë se kjo ndjesi për veprime të tilla vjen si rezultat i mbetjes së LPD-së në opozitë. Si i vlerësoni këto konstatime?
Musliu: Jo, nuk është e vërtetë. LPD, që nga themelimi i saj, mban një qëndrim vertikalisht rreth proceseve, të cilat po ndodhin në Luginën e Preshevës dhe rreth saj. LPD, gjatë tri mandateve të kaluara të qeverisjes lokale në Bujanoc, e cila ka drejtuar legjislativin, ka organizuar takime të përbashkëta me spektrin politik shqiptar rreth formimit të Këshillit Kombëtar gjithëpërfshirës, pastaj ka marrë nismën për thirrjen e seancave të përbashkëta me këshilltarët shqiptarë të tre kuvendeve komunale: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe ka kryesuar disa prej tyre, po ashtu LPD ka nxjerrë gjatë kësaj periudhe edhe Promemorie e Deklarata Politike, prandaj nuk qëndrojnë konstatime se ky subjekt i dalë nga lufta çlirimtare e UÇPMB-së, pasi ka mbetur në opozitë, po bënë fiskulltura të tilla politike, për poenë të lirë politikë.
“Presheva Jone”: Sa është faktori politik shqiptar i Luginës së Preshevës unik në realizimin e verdiktit të popullit të shprehur me referendum, luftë, marrëveshje dhe platforma politike?
Musliu: Nuk mund të them se ka një unitet mes spektrit politik shqiptar në Luginën e Preshevës. Sindromi i përçarjeve dhe inateve politike është i ngjashëm, po thuajse në të gjitha hapësirat shqiptare. Pas përfundimit të luftës në rajonin e Luginës së Preshevës dhe përfshirjes së shqiptarëve në pushtetet lokale, në fillim nuk ka pasur parti shqiptare opozitare. Atëherë e kishim më lehtë për unifikim të faktorit shqiptar. Më vonë gjërat ndryshuan, tani kemi edhe parti opozitare shqiptare në Bujanoc dhe Preshevës. Opozita ndjehet krenare në veprimet politike, por nuk do të bëhet dekor i pushteteve lokale, të cilat bëjnë pazare politike pa hanxhiun, duke i ofruar pushtet partnerëve joshqiptarë të koalicionit më shumë se sa u takon ligjërisht. Pavarësisht dallimeve politike, opozita shqiptare në Bujanoc dhe Preshevë, nuk heq dorë për ta parandaluar përkeqësimin e situatës aktuale politike dhe të sigurisë në Luginën e Preshevës, si dhe për ta rikonfiguruar një Marrëveshje politiko-juridike konform qëndrimeve të paraqitura në Marrëveshjen e Konçulit dhe kërkesave të paraqitura në Platformën politike të Kuvendit të këshilltarëve shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të 14 janar të vitit 2006, e cila do të rezultonte me një stabilitet afatgjatë politik dhe ekonomik në rajon.
“Presheva Jone”: Cili është statusi i ish-ushtarëve të UÇPMB-së dhe në çfarë ata ankohen më shumë?
Musliu: Si mos më keq. Statusi politik i ish-ushtarëve të UÇPMB-së, është i pazgjidhur dhe vazhdimisht i rrezikuar. Me Marrëveshjen Paqësore të Konçulit, si dhe me marrëveshjet tjera e Platformat Politike, kemi kërkuar që të zbatohet në praktikë amnistia e këtyre ish-luftëtarëve të lirisë, por mjerisht Beogradi dhe Këshilli Koordinues në Bujanoc, lëre që nuk i kanë realizuar këto marrëveshje, por ato i kanë shkelur me dy këmbë, duke përndjekur, arrestuar e burgosur ish-pjesëtarët e UÇPMB-së. Shumica e këtyre ish-luftëtarëve të lirisë për shkak të këtyre diskriminimeve janë detyruar dhunshëm të largohen nga vendi dhe të gjejnë strehë shpëtimi në Kosovë dhe perëndim. Ata që kanë mbetur të jetojnë në Luginë, bëjnë një jetë të mjerueshme ekonomike, pa ndonjë përkujdesjeje të shoqërisë sonë.
“Presheva Jone”: Ju keni qenë shef politik i ish-UÇPMB-së, sa po respektohet nga Beogradi zyrtar amnistia e këtyre ish-luftëtarëve dhe si po bëhet risocializimi i tyre?
Musliu: Amnistia e Beogradit për ish-ushtarët e UÇPMB-së e paraparë edhe me programin e Trupit Koordinues për zgjidhjen e statusit të tyre politik, nuk po realizohet në praktikë. Pas përfundimit të luftës me ndihmën e OBES-së provuam që një pjesë të këtyre ish-ushtarëve t’i kyçim në policinë lokale, por edhe këtu kishte hile dhe sherre. Edhe ata pak ushtarë që me një seleksionim të rreptë u pranuan më vonë u larguan për motive politike. Pastaj provuam integrimin e ish-ushtarëve të UÇPMB-së në institucionet e tjera shtetërore edhe në këtë drejtim na hasi sharra në gozhdë, nga këto institucione nuk jepej pëlqimi për punësim për shkak të bagazhit të tyre luftarak. Fati i këtyre luftëtarëve të lirisë nuk është i ngjashëm me fatin e ish-ushtarëve të UÇK-së në Kosovë e Maqedoni. Atje është bërë më shumë për avancimin e statusit të tyre, integrim në rrjedhat politike dhe risocializim, ndërsa tek ne puna qëndron shumë keq. Vërtet ish-ushtarët e UÇPMB-së janë bërë, thejshtë, për vitra. Ish-ushtarët e UÇPMB-së edhe më tej vazhdojnë të mbesin një barrë e rëndë për shoqërinë shqiptare të Luginës së Preshevës. LPD edhe më tej do të angazhohet për integrim të plotë politik e juridik të ish-pjesëtarëve të UÇPMB-së, të burgosurve politikë shqiptarë, të inteligjencies së përndjekur, të të persekutuarve , familjeve të internuara etj., duke kërkuar njëherësh rikthimin e të gjitha të drejtave të tyre, përfshirë edhe pronën e konfiskuar. Në veçanti do të angazhohet për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe jetën e çdo pjesëtari të ish-UÇPMB-së.
“Presheva Jone”: Për fund si zakonisht, cili është mesazhi Juaj drejtuar lexuesve të Agjencisë Informative Kombëtare “Presheva jone” ?
Musliu: Kam një mesazh të mirë. Jemi në vigjilje të shënimit të 100-vjetorit të shtetit shqiptar. Në këtë eveniment të lartë kombëtar kulturor duhet të jemi bashkë, pavarësisht ndasive partiake dhe ngërçeve politike, të cilat e kanë mbërthyer vendin. Duhet të gjejmë forcë e të tregojmë një kulturë të lartë politike edhe sa i përket qëndrimeve rreth procesit shumë të rëndësishëm të dialogimit midis Prishtinës dhe Beogradit, në të cilat procese nuk guxon Lugina e Preshevës të mbetet jashtë. Jam i sigurt se në këto procese do të fitoj e drejta historike dhe politike e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për të qenë bashkë me bashkëkombësit në Kosovë, pjesë integrale e së cilës kanë qenë gjithmonë gjatë historisë.