Vedat Muriqi e ka dhënë një intervistë të gjatë për mediumin e madh spanjoll, Marca.

Ai foli edhe për periudhën aspak të mirë që e kaloi te Lazio, shkruan Gazeta Express.

Ndër tjera, ai tha se mentaliteti i fortë dhe gruaja e tij ndihmuan për t’i rregulluar gjërat pas kalimit te Mallorca.

“E kam thënë gjithmonë se kam një mentalitet shumë të fortë. Kam kaluar dy muaj te Lazio që ishte shumë keq në të gjitha aspektet dhe gruaja ime më ndihmoi shumë për këtë, ajo ishte gjithmonë me mua. Kur erdha këtu pasi nuk luajta në Itali, e prisja me padurim. E dija që mund të ishin katër muajt e fundit në një nivel të lartë. Kjo është arsyeja pse unë doja t’i bëja gjërat siç duhet. Këtu që nga dita e parë më dhanë shumë besim. Edhe tifozët, prandaj doja t’ia ktheja”, rrëfeu Muriqi.

SHPËRNDAJE