Presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak ka dhënë sot dorëheqje nga posti i kryetarit të Partisë Nacional-Demokrate në pushtet, njofton agjencia e lajmeve Al-Arabija. Dorëheqje nga kreu i partisë kanë dhënë edhe disa politikanë të tjerë. Mirëpo edhe më tej nuk ka shenja për tërheqjen eventuale të Mubarakut nga posti i presidentit. Ai sot para dite është takuar me disa përfaqësues të qeverisë për të diskutuar gjendjen ekonomike në vend. Takimi është zhvilluar në pallatin presidencial në Heliopolis, i cili gjendet disa kilometra larg qendrës së Kajros. Në qendër të qytetit kanë vazhduar protestat e opozitës kundër Mubarakut, i cili nuk ka respektuar ultimatumin që deri të premten të japë dorëheqje. Gazeta amerikane “New York Times” njofton se ndërkohë po mendohet për mundësinë që Mubaraku të dërgohet në Gjermani për një kontroll mjeksor, ose të dërgohet në bregdet në Sharm el Sheik.

SHPËRNDAJE