Presidenti i zgjedhur islamik i Egjiptit Mohamed Morsi, në mënyrë simbolike ka bërë betimin para një turme të madhe në sheshin Tahrir të Kajros.

Duke iu drejtuar turmës, ai premtoi një “shtet civil” dhe nderoi si myslimanët ashtu edhe të krishterët e Egjiptit.

Ai e ka quajtur popullin e Egjiptit “burim të fuqisë dhe legjitimitetit”.

Morsi pritet që zyrtarisht të betohet më 30 qershor përpara Gjykatës Kushtetuese, siç kërkohet nga Këshilli ushtarak në pushtet i Egjiptit.

Këshilli ushtarak do të mbajë kompetenca të gjera, edhe pasi që ta transferojë pushtetin te Morsi, pasi që tashmë ka shpërndarë parlamentin e dominuar nga islamikët dhe marrë përsipër kompetencat për të miratuar legjislacionin.

Morsi gjithashtu u zotua se do të punojë për ta liruar Omar Abdel-Rahmanin, sheikun e verbër të burgosur në Shtetet e Bashkuara për një komplot të vitit 1993 për të hedhur në erë Qendrën Tregtare Botërore në Nju Jork.

SHPËRNDAJE