Monica Lewinsky, femra që u bë e njohur në vitin 1998 pas skandalit që shpërtheu në Shtëpinë e Bardhë për lidhjen e saj me ish-presidentin Bill Klinton, ka vendosur të rrëfejë gjithçka nga prapaskenat e asaj ngjarjeje përmes një libri, njofton Shqip VAZHDON përmes Like +18 [wp-like-locker]

Lewinsky është duke kërkuar bashkëpunimin e një botuesi të rëndësishëm për të rrëfyer sekretet e lidhjes së fshehtë me Bill Klinton, që e vendosi presidentin amerikan në qendër të një skandali të madh dhe në shënjestrën e pamëshirshme të mediave të kohës.
“Çdo botues do të ishte i interesuar të dëgjonte dhe botonte ato që ka për të thënë Lewinsky”, ka thënë një burim.

Lewinsky ka dhënë intervista në të shkuarën lidhur me skandalin që përfshiu Shtëpinë e Bardhë,14 vjet më parë, por pas vitit 2005 është zhdukur nga skena, duke lënë në hije shumë të pathëna. [/wp-like-locker]

SHPËRNDAJE