“Unë edhe pse e kam të përfunduar akademinë e arteve si armë timen më të fortë me të cilën jam paraqitur nëpër skena para bashkëatdhetarëve të mi e kam recitimin, kjo më fle  në shpirtë dhe tani më është bërë si pjesë e imja” ka thënë në një intervistë agjencisë informative kombëtare “Presheva Jonë” aktori ynë madh  popullit z.Mirush Kabashi i cili ishte mysafirë para publikut shqiptraë në Luginën e Preshevës me shfaqjen “Zoti Ibrahim dhe Lulet e Kuranit”.

 

Bisedoi: Kushtrim MALIQI

 

Preshevë 10 Mars

Artisti i merituar nga Tirana, Mirush Kabashi të shtunën mbrëma  u paraqit para publikut preshevarë me shfaqjen “Zoti Ibrahim dhe Lulet e Kuranit”, prezentim ky i cili u mirëpritë nga pubvliku i Kosovës Lindore.

Gjatë bisedës që ka zhvilluar z.Kabashi për agjencinë inforamtive “Presheva Jonë” ai la shprehur dashuri dhe rrespekt të madhe për shqiptarët e  Luginës së Preshevës për të cilët thoshte se janë në një gjendje vërtet tepër  të vështirë politike dhe kulturoe si rrjedhojë e politikave diskrimunese të regjimit serbë.

 

“Është një patriotizëm i padiskutueshëm dhe shumë i madhë ti qëndrosh e ti rezistosh shtypjeve e diskriminimeve të cilave ju po iu bëni ballë,është shumë e lehtë dhe e thjeshtë të paketosh valixhel e të ikësh në Kosovë, Shqipëri apo në vendet perendimore..  Patriot  janë sikur ai me pushkë në dorë edhe ata që qëndron në trojet etnike! Prandaj, kjo me duket dicka me shume se patriotike. Por sakrificë dhe patriotizëm është që të amaneti, tokën ta ruaj sepse është e shenjët. Fishta në poezit e tij thoshte –Ne këtu ishim kur toka u bë tokë,e uji ujë, jemi këtu zotë vetë…” ka deklaruar në vazhdim i madhi aktor Mitrush Kabashi i cili sonte ishte mysafirë për herë të para  publukut Preshevar. Artisti i madhë i   kombit z. Kabashi për fund tha se “prezentimi im sonte para publikut, para vëllezërve tanë në Luginën e e Preshvës ishte jo vetem nder por edhe satisfaksion për mua. Për mua, pa  Luginëne e Preshevës as shqiptaria nuk mund të quhet shqiptari..sepse edhe ketu i thonë bukës buke e ujit ujë sikur ne në Tiranë, Vlorë e Krujë ashtu  edhe në Gjakovë e Prishtinë, Tetovë, Ulcinë e Janinë..”

 

KUSH ESHTE MIRUSH KABASHI ?

Mirush Kabashi artisti i kombit është  i lindur në prill të vitit 1948 në qytetin e Shkorës me prejardhje nga Gjakove.Babai i tij ishte nga Gjakova,ishte fëmija i tretë i familjes Kabashi. Të përfunduar e ka akademin e arteve por si armë më të fortë të tijën e cila e karakterizon si artisë është recitimi me të cilin ndihet krenarë. Ai është aktor i mëse 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike. Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare. E ndërsa një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit.

Drejtori i shtëpisë së Kulturës “Abdullah Krashnica“ z.Naser Nuredini u shpreh se prania e artistëve të mëdhenjë të popullit në mesin e publikut Preshevarë vetëm sa e lidhë dhe forconë kulturën tonë teatrale. “Është nderë i madhë që mesin tonë performoi një artistë i kalibrit të Mirush Kabashit,ai u ndie jashtëzakonishtë i emocionuar me prezencën e tij në Preshevë ku më në fund edhe dëshira e tij ishte plotësuar pasi që kishte tentuar edhe  tjerave hera të vijë,por kishte dështuar“.
Z.Nuredini premtoi se aktivitetet dhe prezenca e njerëzve të skenës nuk do të ndaloj në Preshevë duke siguruar se aktivitetet e tilla sikur ky i mbrëmshmi apo edhe  të till sikur `Java e Kombedisë Shqiptare“ nuk do të ndalojnë,përkundrazi sa do të vijnë e do të shtohen.

SHPËRNDAJE