Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka miratuar sot me shumicën e votave rregulloren për çasjen e mediave në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, e cila u hartua në legjislaturën e kaluar që udhëhiqej nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Valmir Klaiqi, këshilltar për media i ish-Kryeparlamentarit Kadri Veseli, e ka përshëndetur miratimin e kësaj rregulloreje e cila sipas tij, është hartuar në koordinim të plotë me gazetarët dhe e bënë Kuvendin e Kosovës institucionin më të hapur për media dhe publikun në vendet e rajonit dhe më gjerë.

“Kryesia e Kuvendit të Kosovës, ka miratuar sot, Rregulloren për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit, e cila është hartuar vitin e kaluar me mbështetje të plotë të kryeparlamentarit Kadri Veseli. Me këtë rregullore, Kuvendi i Kosovës bëhet institucioni më i hapur në rajon për media dhe qytetarë. Rregullorja e re, është hartuar në koordinim të plotë me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, gazetarët që përcjellin punën e Kuvendit si dhe me mbështetje të Institutit Demokratik Kombëtar Amerikan (NDI). Transparenca forcon demokracinë”, ka thënë Klaiqi përmes një postimi në Facebook.

Me miratimin e rregullores së re, gazetarët që përcjelin punën e Kuvendit, do të kenë çasje në të gjitha hapësirat e Kuvendit dhe në gjitha trupat punuese të legjislativit, duke respektuar ligjet në fuqi.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10223505786370742&id=1171423420&sfnsn=mo

SHPËRNDAJE