Në shkresën zyrtare dërguar sot autoriteteve të Bernës në Zvicër nga Minstria e Drejtësisë së Republikës së Kosovë, rrespektivisht nga Departamentni për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar, ndër tjera thuhetr se “ga qeveria zvicerane, rrespektivsht nga organet kompetente të drejtësisë së në Bernë kemi  kërkuar që z. Shemsi Nuhi t’mos ekstradohet ne Serbi, pasi qe kjo do te ishte ne kundërshtim me parimet ndërkombëtare qe mbulojnë fushën e bashkëpunimit gjyqësor, ne mes Kosovës dhe Zvicrës. Po ashtu, ne kemi argumentuar se Serbia nuk ka kompetence dhe te drejtë për te lëshuar fletë arrestë kundër shtetasve Kosovare, për dyshimin e kryerjes se veprave penale Krime Lufte ne territorin e Republikës se Kosovës..”, njofton agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë”
 

Prishtinë/Bernë,5 maj/ AIK-Presheva Jonë

Siq ka njoftuar agjencia jonë inormative “Presheva Jonë” dhe mediat zvicerane se më 14 prill të këtij viti në Vevey të Zvicrës ishte arretsuar  Shemsi Nuhiu sipas një kërkese të amabsadës serbe nnë Bernë lëshura më datën 8 mars të ketij viti i akuzuar për “krime lufte”. Pas arrestimit të tij edhe pse autoritetet e Beogradit kerkojnë nga Zvicra ekstradimin e tij në Serbi, Berna zyrtare ketë nuk e ka bërë ende për shkak intervenimit të shpejtë të avokatëve zvicerane dhe për shkak se Shemsi Nuhiu është qytetarë i Kosovës. I arrestuari në fjalë vërtetë ka qenë ushtar i UCPMB-së që Serbia e kerkon si “ish-ushtarë të UCK-së” për cka shtypi zviceran ka shtruar pyetjen se pse autoritetet serbe Shemsi Nuhiun nuk e kanë kërkuar më parë, por tash pas dhjetë vitesh qëndrimi në Zvicër?! Por nga kjo pyetje askush nga pala serbe nuk është përgjigjur për cka edhe ekstadimi i të akuzuarit nga Serbi është ngrirë në Zvicër.

Ndërsa zëdhënësi i Minsitrisë së Drjetësisë dhe Policisë në Bernë z.Falco Galli i ka deklaruar ditë më parë agjencisë “Presheva Jonë” se “autoritet e Kosovës ende nuk e kanë këkruar Sh.N…”  Dhe lidhur me rastin në fjalë ne kemi kontaktuar Minidtrinë e Drejtësisë së Republikëës së  Kosovës. Lidhur me këtë z.Ehat Miftaraj, drejtor në Departamentni për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar i ka deklaruar AIK “Presheva Jonë” se « Ministria e Drejtësisë se Kosovës (‘MD”)  ne bashkëpunim dhe koordinim me Ministrinë e Punëve te Jashtme te Kosovës, Ambasadën e Kosovës në Bernë kane punuar dhe janë duke punuar lidhur me rastin e shtetasit Kosovar, z. Shemsi Nuhiu.  Menjëherë pas marrjes se informatës lidhur me arrestimin e tij, nga autoritetet zvicerane ne baze te flete arrestit të lëshuar nga Serbia për dyshimin e kryerjes se veprës penale”krime lufte” MD dhe ambasada e Kosovës kane kontaktuar me Departamentin për Drejtësi dhe polici ne Zvicër për sigurimin e informatave me te detajuara lidhur me ketë rast..”.

Pas sigurimit te këtyre informatave,  shton në vazhdim z.Miftaraj se, Qeveria e Kosovës dhe MD ne kuadër te kompetencave dhe përgjegjësive te saj, iu është drejtuar me shkrese zyrtare autoriteteve zvicerane. Swe cfarë është është biseduar dhe kërkuar nga autoritet zvicerane z. z.Ehat Miftaraj, drejtor në Departamentni për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar, ka pohuar se “ nga qeveria zvicerane, rrespektivsht nga organet kompetente të drejtësisë së në Bernë kemi  kërkuar që z. Nuhi t’mos ekstradohet ne Serbi, pasi qe kjo do te ishte ne kundërshtim me parimet ndërkombëtare qe mbulojnë fushën e bashkëpunimit gjyqësor, ne mes Kosovës dhe Zvicrës.  Po ashtu, ne kemi argumentuar se Serbia nuk ka kompetence dhe te drejtë për te lëshuar  flete arreste ndërkombëtare kundër shtetasve Kosovare, për dyshimin e kryerjes se veprave penale Krime Lufte ne territorin e Republikës se Kosovës, pasi qe kjo e drejte hyn ne kuadër te kompetencave dhe mandatit te autoriteteve Kosovare, ne rastet kur ka dëshmi se janë kryer Krime Lufte ne Kosove.”, njofton agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë”

Në fund do shtuar se rreth rastit të Shemsi Nuhiut Mnistria e Drjtësisë është e përkushtuar dhe ne kontakt te vazhdueshëm për te bashkëpunuar me autoritetet zvicerane, MPJ te Kosovës dhe ambasadën tone ne Zvicër deri ne lirimin e z. Nuhiu, dhe mos ekstradimin e tij  ne Serbi.

SHPËRNDAJE