Prishtinë, mars -Zvendeskryeminstri dhe Ministri i Punëve të Jashtme  z.Behgjet Pacolli, ka pranuar letrat kredenciale nga jorezident i Katarit për Kosovën, Ali bin Hamad Al Marri me te cilin kane biseduar për intensifkimin e bashkepunimit te Kosoves me Katarin. Ne takim, shefin e diplomacise kosovare e shoqeronin bashkepunëtoret si Zv/Ministrja e PJ znj.Rejahane Vuniqi dhe Dr.Rexhep Ismajli, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

Pas pranimit të letrave kredenciale, Pacolli nëpërmjet ambasadorit të Katarit ka ftuar homologun e tij nga ky shtet ta vizitojë Kosovën.

“Pata nderin të mirëpres sot në zyrën time shkëlqesinë e tij, z. Ali Bin Hamad Al Marri, ambasador i Shtetit të Katarit në Tiranë, jorezident në Kosovë, i cili më prezantoi edhe kopjet e letrave kredenciale. Me ambasadorin Al Marri biseduam për marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes të dyja vendeve tona, dhe njëherit e falënderova për ndihmën që Shteti i Katarit ka dhënë dhe vazhdon të japë për Republikën e Kosovës”. ka thene shefi i diplomacise kosovare.

Rreth takimit ne fjlaë minsitrit Pacollin ka phuar se “ambasadorin Al Marri kam njoftuar për planet për hapjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Doha dhe interesimin e Kosovës për t’i thelluar edhe më tutje marrëdhëniet tona. Mora premtim se Katari do ta ndihmojë Kosovën edhe në marrjen e njohjeve nga disa shtete, dhe përmes ambasadorit Al Marri ftova shkëlqesinë e tij, z. Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme që ta vizitoj Kosovën”

SHPËRNDAJE