Sot në Prishtinë ministri i diaporës z. Ibrahim makolli ka priutur një delegacion na Lugina e Preshevës i përbërë nga deputetin popullor në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi, kryetarin e Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa,  kryetarin e Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës së Shqiptarëve, Galip Beqiri, njofton agjencia informative kombëtare „Presheva Jonë“

 

Prishtinë, 1 shkurt/AIK-Presheva Jonë

 

Vizita e liderëve të Preshvës, Bujanocit dhe Medvegjës  tek ministrin Makolli sot në Prishtinë ishte edhe takim por edhe bashkim i liderëve të Luginës së Preshevës për lakmi, për t’mos thënë për „mësyeshi“ që populli kështu më shumë do t’i donte, se sa të vizitojnë Tiranën apo Prishtinën pik e  pesë.

 

Pra në këtë takim unifikues i cili do përshëndetur liderët e Luginës së Preshvës kanë biseduar kyresisht rreth gjendjesaktuale në Luginë ne vecanti problemet e fundit qe prekupon popullatën si ajo  e lëvizjes së lirë, masave të reprocitetit,  taksave doganore, diplomat, arsimimi dhe shpërngulja e të rinjve tanë në diapsorë.

Takimi u mbajt në kuadëre bisedimeve me të gjitha institucionet dhe mekanizmat shqiptar të rajonit, me qëllim hartimin e një strategjie të përbashkët për diasporë.

Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, tha se, politikat ndaj diasporës duhet të jenë të koordinuara me gjithë spektrin politik shqiptar, si në Kosovës ashtu edhe jashtë saj, pasi, siç tha ai, diaspora është një dhe e pandarë, pavarësisht se nga cili vendbanim shqiptar vijnë ata.

Liderët politik shqiptarë të Luginës së Preshevës, falënderuan ministrin Makolli për angazhimin në koordinimin politikave të përbashkëta karshi çështjeve që prekin interesin e diasporës.

SHPËRNDAJE