Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj deklaratave të Ambasadorit të Zvicrës në Skenderaj. Nga reagimi i kryediplomatit të Kosovës, diplomati zviceran nuk do të ketë asnjë pasojë për atë qa tha në Drenicë, perkundrazi qeverira jone ka raporte te mira me ambasadorin lebet dhe Zvcrën, njofton agjencia e lajemeve “Presheva Jonë”.

Në vazhdën e kritikave që iu janë bërë Ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj që kërkoi largimin e ambasadorit të Zvicrës pas deklaratës së tij për veteranët, ka folur edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli që ka falenderuar shtetin e Zvicrës për kontributin që ka dhënë në Kosovë.

“Miqtë dhe aleatët kanë dhënë dhe po japin kontribut tê madh, për ardhmërinë e këtij vendi andaj të gjithë ne, duhet t’i dëgjojmë me shumë vëmendje këshillat dhe sugjerimet e tyre. Sa here kemi qenë bashkë me aleatët, kemi dalë fitimtar. Ne do të vazhdojmë bashkë dhe kemi çfarë të mësojmë nga një demokraci qindra vjeçare sikurse është Zvicrra”, ka shkruar Pacolli.

Statusi i plotë:

Konfederata Helvetike, së bashku me SHBA, Gjermaninë, Francën, Britaninë, Italinë dhe vendet tjera perendimore, ka mbështetur fuqishëm rrugëtimin e Republikës së Kosovës në të gjitha etapat.

Kontributi i Zvicrrës, ku kemi një diasporë të madhe me afërsisht 300 mijë qytetarë tanë, është i madh në çlirimin, shtetndërtimin dhe zhvillimin e Republikës së Kosovës.

Ambasadorit Jean-Hebert Lebet, i shpreha mirënjohjen e thellë të institucioneve dhe popullit të Kosovës, për kontributin e tij dhe shtetit që përfaqëson.

Miqtë dhe aleatët kanë dhënë dhe po japin kontribut tê madh, për ardhmërinë e këtij vendi andaj të gjithë ne, duhet t’i dëgjojmë me shumë vëmendje këshillat dhe sugjerimet e tyre. Sa here kemi qenë bashkë me aleatët, kemi dalë fitimtar. Ne do të vazhdojmë bashkë dhe kemi çfarë të mësojmë nga një demokraci qindra vjeçare sikurse është Zvicrra.

SHPËRNDAJE