Nënkryetarja e AKR-së Mimoza Kusari Lila, ka thënë se AKR i ka kërkesat e qarta dhe se nuk do të lëvizë nga ky qëndrim. Sipas saj, kjo parti mund edhe të tërhiqet nga bisedimet për koalicion, po qe se nuk i jepet posti i presidentit kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli.

Ndërkohë, gjatë takimit të mbrëmshëm në mes të zyrtarëve të PDK-së dhe AKR-së për modifikimin e koalicionit të mundshëm në mes të këtyre dy partive politike, ka përfunduar pa një marrëveshje konkrete.

Sipas zyrtarëve të AKR-së, ata kërkojnë që posti i presidentit të vendit t`i takojë kreut të AKR-së Bexhet Pacollit, ndërsa sipas zyrtarëve të kësaj partie, nga PDK është ofruar posti i kreut të Kuvendit.

SHPËRNDAJE