Miliona myslimanë nga e mbarë bota kanë filluar të shënojnë ardhjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Këtë viti, Ramazani fillon në mbrëmjen e 10 marsit dhe do të zgjasë deri më 9 prill.

Gjatë këtij viti, afro 1.8 miliardë besimtarë të fesë myslimane pritet të agjërojnë.

Në pothuajse çdo cep të botës, kanë filluar të ndizen drita nëpër rrugë dhe të dekorohen sheshet për t’u festuar ky muaj i shenjtë.

Në Brazil, myslimanët në Parana në jug të vendit, qëndruan pranë xhamisë Omar Ibn Al-Khatab – duke shënuar kështu ardhjen e Ramazanit.

Në anën tjetër, në disa shtete që banohen kryesisht nga myslimanët e që janë prekur së fundmi nga lufta, kanë bërë thirrje për unitet dhe t’ju ofrojnë ndihmë skamnorëve.

 

SHPËRNDAJE